Ngrohëse me Ajër (1500W) dhe me Pult
Ngrohës me ajër, modeli F2302DC-E: Ky ngrohës vjen me një dizajn elegant dhe me stil druri, i cili na jep një imazh të një oxhaku. Ka një ekran 3D ku shfaqen efekte sikur po digjen dru në të. Ngrohësi ështv i përshtatshëm për ambiente të ndryshme, si në shtëpi, zyra, apo ambiente të tjera ku mund ta përdorësh për përdorim personal.
Përmasat dhe fuqia e ngrohësit: Ngrohësi ka përmasa kompakte dhe nuk zë shumë hapësirë gjatë përdorimit te tij. Përmasat e tij totale janë 12x29x22.5 cm dhe punon me fuqi 1500W. Tensioni i punës është 220V/50Hz dhe ka një peshë neto prej 1.8 kg. Gjatësia e kabulli është 135 cm duke ju thënë më shumë fleksibilitet për pozicionimin e tij kur dëshironi që ta përdorni. Për të pasur një transport më të lehtë, ngrohësi ka një mbajtëse prej lëkurë, nga ku ju mund ta kapni shumë lehtë.
Paneli i kontrollit dhe pulti: Përpara oxhakut është i integruar edhe paneli i kontrollit. Në të janë të përfshira disa funksione të ndryshme, duke filluar tek butoni për ndezje dhe fikjen e tij. Ka një buton, i cili ju ndihmon që të rrisni fortësinë e ndriçimit të ekranit që shfaq efekte 3D, deri në disa nivele. Gjithashtu ka të integruar buton për kontrollin e temperaturës 15-36°C dhe mundësi për aktivizimin e fikjes automatike, nga 0 deri në 12 orë. Për kontroll nga distanca mund të përdorni edhe pultin, i cili vjen në paketim.
Ngrohësja ofron mbrojtje nga mbinxehja.