Ngrohës me Ajër (2000W) Vertikal – BY-240GR
Ngrohës me ajër, modeli BY-240GR: Modeli BY-240GR është një ngrohës me ajër, i cili ka dizajn tepër të thjeshtë dhe modern, i cili është i përshtatshëm për përdorim në ambiente të mbyllura, siç janë shtëpia, zyra apo bare dhe restorante. Ngrohësi ka një strukturë vertikale dhe vjen me ngjyrë të bardhë, duke bërë që të përshtatet shumë lehtësisht me ambientin, ku do ta përdorni atë.
Përmasat dhe fuqia: Ngrohësi ka përmasa totale prej 70x13x13 cm, ka një bazë e cila është e montueshme dhe ka një diametër prej 24 cm dhe një trashësi prej 2.5 cm. Gjatësia e kabullit fuqizues është 92 cm. Fuqia maksimale e punës së tij është 2000W, ndërsa fuqi minimale është 1300W. Ngrohësi me ajër punon me tension 220V/50 Hz.
Paneli i kontrollit dhe pulti i komandimit në distancë: Për kontrolin e ngrohësit sipas dëshirë suaj, vjen me një panel kontrolli në pjesën ballore të tij. Paneli ka të përfshirë butonat për ndezjen dhe fikjen e tij, i cili ndez apo fik ventilatorin. Për kontrollin e temperaturës së ajrit që do të nxjerrë është butoni me shenjën e termometrit. Gjithashtu paneli ka të integruar butona për aktivizimin e fikjes automatike sipas një kohë që ju mund ta vendosni dhe rrotullimit të tij, për të shpërndarë ajrin e ngrohtë në çdo anë të ambientit. Të gjitha këto opsione janë të integruara dhe tek pulti i kontrollit, i cili ju ofron mundësinë e kontrollit të tij në distancë pa pasur nevoj që të lëvizni.
Ky model ka të integruar edhe një sistem sigurie kundër mbinxehjes së ngrohësit gjatë punës së tij.