Ngrohës Vertikal me Ajër (2000W) – Ngjyrë Lejla
Dizajni dhe përmasat e ngrohësit me ajër: Ky ngrohës me ajër ka një dizajn vertikal dhe modern, me ngjyrë lejla të hapur. Lartësia e tij është 59 cm, ndërsa bazamenti mbajtës ka përmasa 20×20 cm dhe trashësi 2 cm. Struktura është lehtësisht e montueshme dhe vjen me një kabull fuqizues me gjatësi prej 145 cm, duke ju lejuar ta vendosni atë në ambiente të ndryshme të shtëpisë, sipas nevojës.
Fuqia dhe kontrolli: Pajisja ka fuqi 2000W dhe funksionon me tension 220V/50Hz. Është e pajisur me ekran dixhital, panel kontrolli dhe pult për komandimin në distancë. Butoni ON/OFF shërben për ndezjen dhe fikjen e ngrohësit, ndërsa butoni i temperaturës dhe komandat + dhe – mundësojnë rregullimin e temperaturës së ajrit që do të nxjerrë.
Funksionet e përdorimit: Ngrohësi përfshin butonin për aktivizimin e fikjes automatike dhe një komandë që mundëson lëvizjen e pajisjes majtas-djathtas, duke ju lejuar qe te shperndani ajrin e ngrohte ne drejtime te ndryshme. Në pjesën e pasme ka një dorezë për të mundësuar që të transportoni më lehtë ngrohësin në pozicionin që dëshironi.