Ngrohese Dyshemeje me 4 Rezistenca
Ngrohës dyshemeje: Ngrohësi është i projektuar për t’u përdorur në ambiente të ndryshme, si në shtëpi, zyra apo ambiente të tjera, të cilat kanë nevojë për ngrohje. Ai është i dizajnuar për t’u vendosur në dysheme, ka në total 4 rezistenca dhe ka në total 3 doreza për mbajtjen e tij, dy në pjesët anësore dhe një në pjesën e pasme, duke e bërë më të lehtë transportin apo pozicionimin e tij në një hapësirë që ka nevojë për t’u ngrohur.
Përmasat e ngrohësit: Ngrohësi vjen me përmasa kompakte, 32×58 cm dhe një lartësi prej 78 cm. Ka një kabllo fuqizues i cili është i gjatë rreth 1.5 m, duke iu dhënë një hapësirë për vendosjen e tij deri me rreze ±1.5m. Në pjesën e pasme të ngrohësi është e vendosur edhe një çelës, i cili lejon kalimin e energjisë ose jo.
Paneli i kontrollit dhe pulti: Në pjesën e përparme të ngrohësit është e vendosur edhe një panel kontrolli dhe një ekran dixhital, i cili lejon që të shihni temperaturën. Paneli ka gjithashtu edhe butonat që të cilët të mundësojnë ndezjen dhe fikjen e ngrohësit, butona për rritjen dhe uljen e temperaturës (15-36°C), si dhe 2 butona për aktivizimin e numrit të rezistencave, nga 1 deri në 4 rezistenca në punë apo anasjelltas. Gjithashtu ofron mundësi për fikjen automatike, ku mund të programohet që të fiket vetë deri në 12 orë punë. Gjithashtu është i përfshirë edhe pulti i cili ka të njëjtat butona dhe të njëjtin funksionalitet, por duke ju ofruar mundësinë që të kontrolloni në distancë ngrohësin.
Fuqia dhe tensioni: Fuqia me të cilën punon ky ngrohës është 2800W dhe ka në tension dhe frekuencë prej 220V/60Hz.