Ngrohes Industrial me Ventilator (3000W)
Ngrohës me ventilator: Ky ngrohës është i pajisur me ventilator për përhapjen e ajrit të ngrohtë dhe ka një dizajn portativ. Ngrohësi vjen me një stativ, i cili i jep mundësi ngrohësit që të ndryshoje këndin e lëvizjes së ajrit. Përmasat e stativit jane 23×16 cm, ndërsa përmasat totale të ngrohësit është 28x13x26 cm. Ngrohësi ka një kabull për fuqizimin e tij me një gjatësi prej 115 cm.
Fuqia dhe kontrolli: Ky ventilator ka një fuqi pune prej 3000W dhe punon me një tension prej 220V/50Hz. Ngrohësi ofron mundësi të kontrollit të shpejtësisë së rrotullimeve të ventilatorit, si dhe gjithashtu edhe ndryshimin e temperaturës. Kjo pajisje mund të përdoret edhe vetëm si një ventilator për qarkullimin e ajrit, pa pasur nevoj që të aktivizosh ngrohësin.
Përdorim i multifunksional: Ngrohësi mund të përdoret në ambiente të brendëshme dhe të jashtme duke ju dhënë mundësi që të ngrohni një hapësirë të madhe në pak kohë. Është i përshtatshëm për përdorim në shtëpi, për ngrohjen e dhomave apo të garazhdit. Mund të përdoret për ambiente industriale, në sera me të mbjella si dhe mund të përdoret edhe thjeshtë për ventilim dhe qarkullim ajri.