Ngrohëse Vertikalë PTC (2000W)
Ngrohëse Vertikalë PTC: Ky ngrohës vertikal me ajër ka një dizajn të thjeshtë dhe modern, me ngjyrë jeshile të hapur. Lartësia e tij është 59 cm, ndërsa bazamenti mbajtës ka përmasa 20×20 cm dhe trashësi 2 cm. Ai montohet lehtësisht dhe është i pajisur me një dorezë që ndihmon në transportimin e tij nga një ambient në tjetrin. Kabulli fuqizues ka gjatësi 145 cm, duke mundësuar lidhjen e pajisjes me burimin e energjisë.
Fuqia dhe komandimi: Pajisja ka fuqi 2000W dhe punon me tension 220V/50Hz. Ajo përfshin ekran dixhital, panel kontrolli dhe pult për komandimin në distancë. Pulti ka të njëjtat funksione si paneli, duke përfshirë butonin ON/OFF, komandat + dhe – për rregullimin e temperaturës dhe butonin për aktivizimin e fikjes automatike.
Funksionet dhe përdorimi: Ngrohësi ka gjithashtu një komandë që mundëson lëvizjen majtas-djathtas, për shpërndarjen e ajrit në drejtime të ndryshme. Ngrohesja mund të përdoret në ambiente të ndryshme, si shtëpi, zyra, bare dhe restorante, duke u përshtatur shumë lehtë me ambientin ku vendoset.