Përshkrimi i Produktit
Set llambash me lupa A80.
Karakteristikat:
- Lehtësisht të instalueshme.
- Të pajisura me paketë, nuk shfaqin error në kroskotin e makinës.
- Dritat mundësojnë ndriçim të fuqishëm me fokusim.
- Të përshtatshme për automjete të ndryshme, që kanë fener të thjeshtë.
- Ndriçim i fuqishëm LED.
- Dritë e bardhë 5700K.
- Voltazhi DC 12-24V.
- Fuqia 45W.
- Model mini H11, H7, 9005
Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
- (H7)Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
- Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in dhe lupën.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur.
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni llambën.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
H11 & 9005
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që dritat LED të jenë të orierientuara si duhet.(Në paketim keni çelës hegzagon për ndihmesë në instalimin e duhur).
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për mundësi të shtuar ventilimin.
Disa modele makinash kanë nevojë për heqjen e mini-reflektorit në brendësi të fenerit.