Set Llambash me Lupa H4 - M01H-X - Buzi Store

Set Llambash me Lupa H4 - M01H-X

SKU:
N416445
2,900L

Përshkrimi i Produktit

Set llambash me lupa H4 - M01H-X.

Karakteristikat:

  • Model mini H4 (Hi-Low).
  • Të pajisura me paketë, nuk shfaqin error në kroskotin e makinës.
  • Instalim i thjeshtë. 
  • Dritat mundësojnë ndriçim të fuqishëm LED. 
  • Të përshtatshme për automjete që kanë fener të thjeshtë. 
  • Ndriçim i fuqishëm. 
  • Dritë e bardhë 6000K. 
  • Voltazhi DC 12-24V. 
  • Fuqia 40-45Watt.

Instalimi:
Në varësi të modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni ventilatorin nga llamba LED.
  • Hiqni mini reflektorin brenda fenerit, nëse makina juaj e ka.
  • Vendosni Llamben LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur.
  • Montoni  ventilatorin e llambës LED.
  • Montoni fishat fuqizuese dhe kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për mundësi të shtuar ventilimin.
Disa modele makinash kanë nevojë për heqjen e mini-reflektorit në brendësi të fenerit për montimin e duhur të llambës.