Set Llambash me Lupa A80 - Buzi Store

Set Llambash me Lupa A80

SKU:
G617944
3,000L

Përshkrimi i Produktit

Set llambash me lupa A80.

Karakteristikat:

  • Lehtësisht të instalueshme. 
  • Të pajisura me paketë, nuk shfaqin error në kroskotin e makinës.
  • Dritat mundësojnë ndriçim të fuqishëm me fokusim. 
  • Të përshtatshme për automjete të ndryshme, që kanë fener të thjeshtë.  
  • Ndriçim i fuqishëm LED. 
  • Dritë e bardhë 5700K. 
  • Voltazhi DC 12-24V. 
  • Fuqia 45W.
  • Model mini H11, H7, 9005

Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave. 

  • (H7)Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
  • Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in dhe lupën.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur.
  • Montoni fishat fuqizuese.
  • Testoni llambën.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

H11 & 9005

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
  • Sigurohuni që dritat LED të jenë të orierientuara si duhet.(Në paketim keni çelës hegzagon për ndihmesë në instalimin e duhur).
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për mundësi të shtuar ventilimin. 
Disa modele makinash kanë nevojë për heqjen e mini-reflektorit në brendësi të fenerit.

Video