Set Llambash LED T68 Pro - Buzi Store

Set Llambash LED T68 Pro

SKU:
Y519889
3,500L

Përshkrimi i Produktit

Set Dritash LED T68 Pro.

Karakteristikat:

  • Model: H7 - H11 & 9006
  • Fuqia: 55W
  • Voltazhi: DC9-32V.
  • Ngjyra e Dritës: e  bardhë 6500K.
  • Jetëgjatësia: 30.000 orë pune.
  • ModuL CanBus.
  • Aliazh Alumini 6063 + Ventilator. 

Përshkrimi:
Ndriçim i fuqishëm LED: Seti i llambave mundëson ndriçim të fuqishëm me dritë të bardhë 6500K. Secila llambë ka fuqi 55 Watt. 

Trup Aliazh Alumini 6063 + Ventilator: Llambat janë të ndërtuara me material rezistent aliazh alumini dhe kanë ventilator të inkorporuar për ftohje dhe transmetim të njëtrajtshëm të nxehtësisë. Jetëgjatësia e llambave arrin deri në 30000 orë pune.

Fuqia 55W: Secila llambë ka fuqi të moderuar konsumimi për balancim të mirë ndërmjet ndriçimit të fuqishëm dhe konsumit të energjisë.

Instalim i thjeshtë: Llambat janë në 3 modele të ndryshme H7-H11 dhe 9006, çka mundëson përputhshmëri me modele të shumta automjetesh. Llambat H11 dhe 9006 janë Plug & Play, ndërsa për modelin H7 mund tju nevojitet adaptor për instalim.

Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.

(H7)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
  • Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara  majtas-djathtas).
  • Montoni fishat fuqizuese.
  • Testoni dritat LED.
  • Vendosni kapakun mbrojtës

(H11 & 9006)

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundër-orar për ta montuar.
  • Sigurohuni që diodat LED të jenë të orierientuara majtas-djathtas.
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar ventilimin