Set Llambash LED T8 Pro - Buzi Store

Set Llambash LED T8 Pro

SKU:
6931703452404
2,800L

Përshkrimi i Produktit

Set llambash LED T8 Pro.

Karakteristikat:

  • Të pajisura me paketë CanBus, nuk shfaqin error në kroskotin e makinës. 
  • Ftohje e forcuar me anë të ventilatorit të inkorporuar dhe trupit aliazh Alumini. 
  • Seti është i pajisur me çelës hegzagon për rregullimin e këndit të ndriçimit. 
  • Llambat mundësojnë ndriçim të fuqishëm. 
  • Dritë e bardhë 5500K. 
  • Voltazhi DC 9-32V. 
  • Fuqia 55Watt.
  • Modelet në gjendje: H1, H3, H7, 800, 9005. 
  • Instalim i thjeshtë.
  • Në varësi të makinës dhe modelit të llambës, mund të ju nevojitet adaptor montimi. 

Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H7)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës.
  • Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara  majtas-djathtas.)
  • Montoni fishat fuqizuese. 
  • Testoni llambat (ndizini).
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Disa modele automjetesh mund të kenë nevojë për adaptor montimi.
(9005)

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
  • Sigurohuni që çipat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas (9:00 dhe 3:00).
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat (ndizini).
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar sasinë e ajrit për ventilim.