Set Llambash LED M8 Pro Max - Buzi Store

Set Llambash LED M8 Pro Max

SKU:
V797874
2,500L

Përshkrimi i Produktit

Set Dritash LED M8 Pro Max.

Karakteristikat:

  • Dritat jane të pajisura me modul CanBus. 
  • Nuk shfaqin error ne kroskot. 
  • Mundësojnë ndriçim të fuqishëm LED. 
  • Metal aliazh alumini, 6063. 
  • Ventilator i inkorporuar. 
  • Ndezje e menjëhershme.
  • Dritë e bardhë 6500K. 
  • Fuqia 55Wat. 
  • Voltazhi DC 9-32V. 
  • Jetëgjatësi më shumë se 30.000 orë pune.
  • Modelet në gjendje: H1, H3, H7, H11, 880, 9005 & 9006. 

Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
Disa modele automjetesh mund të nevojitet përdorim adaptori për instalimin e dritave LED.

(H7)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
  • Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara  majtas-djathtas).
  • Montoni fishat fuqizuese.
  • Testoni dritat LED.
  • Vendosni kapakun mbrojtës

(H11 - 9005 & 9006

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
  • Sigurohuni që diodat LED të jenë të orierientuara majtas-djathtas.
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar ventilimin.