H552530

Set Llambash LED M6 Pro

Në stok 2 shitje Në Llamba 12v

Ndriçim i fuqishëm: Secila llambë mundëson ndriçim shumë të fuqishëm me fuqi maksimale 60Watt. Konsumi është i barazvlefshëm më fuqinë e ndriçimit të mundësuar, 7000 Lumen për llambë. Drita dalëse është në ngjyrë të bardhë 6500K.

Çmimi aktual 2399 L
Transporti i shpejtë në Shqipëri Në stok dhe gati për dorëzim
Porosit tani

Na kontaktoni

  • Set dritash.
  • Modelet në gjendje momentale: H1, H3, H7, H11, 980-881, 9005 & 9006 (HB4).
  • Fuqia: 60W (secila llambë)
  • Voltazhi: DC12V
  • Fuqia e ndriçimit: 7000 Lumen.
  • Dritë e bardhë, 6500K.
  • Modul CanBus.
  • Ventilator i inkorporuar.
  • Jetëgjatësia: 30.000 orë pune.

Set Llambash LED M6 Pro

Ndriçim i fuqishëm: Secila llambë mundëson ndriçim shumë të fuqishëm me fuqi maksimale 60Watt. Konsumi është i barazvlefshëm më fuqinë e ndriçimit të mundësuar, 7000 Lumen për llambë. Drita dalëse është në ngjyrë të bardhë 6500K.

Modele të ndryshme: Sete të ndryshme llambash për përdorime të ndryshme. Drita të gjata, drita mjergulle dhe drita të shkurtra, në varësi të automjetit ndryshon modeli i llambës së përdorur. Modelet në gjendje momentale të përshtatshme për modele të ndryshme automjetesh. 
H1 (drita të gjata, drita të shkurtra & drita mjergulle),
H3 (drita mjergulle), 
H7 (drita të gjata & drita të shkurtra),
H11 (drita të shkurtra & drita mjergulle),
980-881 (drita mjergulle), 
9005 (drita të gjata), 
9006 ose HB4 (drita të shkurtra & drita mjergulle).

Jetëgjatësi: Seti i llambave LED është i pajisur me ventilator aktiv për ftohje të detyruar, ka trup të ndërtuar me material rezistent Aliazh Alumini për transmetim të njëtrajtshëm nxehtësie. Jetëgjatësi deri në 30.000 orë pune.

Plug & Play: Seti i llambave është lehtësisht i montueshëm në varësi të makinës tuaj. Të pajisur me çip CanBus, seti i llambave montohet lehtësisht pa shfaqur error në sistemin elektrik të makinës tuaj. Ndezje e menjëhershme në ndriçim maksimal.

Instalim i lehtë:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
Disa modele automjetesh mund të nevojitet përdorim adaptori për instalimin e dritave LED.
(H7)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
  • Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas).
  • Montoni fishat fuqizuese.
  • Testoni dritat LED.
  • Vendosni kapakun mbrojtës

(H11 – 9005 & 9006)

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
  • Sigurohuni që diodat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas.
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar ventilimin.

SKU
H552530
Pesha
0,1 kg
Kategoria

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.
2399 L