A3006

Set Llambash LED XS-130

Në stok 5 shitje Në Llamba 12v

Set Zëvendësues: Aksesor të përshtatshëm për zëvendësimin e dritave të vjetra të makinës tuaj. Zëvendësim i dritave halogjene apo dritave të djegura me drita LED. Set i përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh. Modele të ndryshme: Seti i llambave LED…

Çmimi aktual 2200 L
Transporti i shpejtë në Shqipëri Në stok dhe gati për dorëzim
Porosit tani

  • Set zëvendësues
  • Modelet në gjendje momentale:H1, H7, H11, 9006, 9005
  • Output 120watt (secila llambë)
  • Voltazh DC12V
  • Dalje drite në ngjyrë të bardhë 6000K
  • Strukturë rezistente aliazh alumini
  • Ventilator i inkorporuar (ftohje e forcuar)
  • Instalim i lehtë (plug & play) për shumicën e makinave.
  • Modul CanBus (parandalon shfaqjen e errore-ve)

Set llambash LED XS-130 

Përshkrimi: 

Set Zëvendësues: Aksesor të përshtatshëm për zëvendësimin e dritave të vjetra të makinës tuaj. 
Zëvendësim i dritave halogjene apo dritave të djegura me drita LED. 
Set i përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh. 

Modele të ndryshme: Seti i llambave LED përshtatet për përdorim në modele të ndryshme, në gjendje momentale. 
H1 – zëvendësim i dritave të gjata ose të mjergullës, në varësi të modelit të makinës. 
H7 – zëvendësuese për dritat e gjata, dritat e shkurtra ose të dritave të mjergullës (në varësi të makinës). 
H11 – zëvendësuese për dritat e shkurtra & të mjergullës
9006 – zëvendësuese për dritat e shkurtra & të mjergullës
9005 – zëvendësuese për dritat e gjata & të mjergullës

Modul CanBus: Seti i dritave është i pajisur me modul CanBus. 
Modul i cili mundëson punimin e dritave pa shfaqur error në kroskot. 

Jetëgjatësi: Secila nga dritat është e ndërtuar me material rezistent aliazh alumini dhe tub bakri. 
Materiale të cilët mundësojnë rezistencë të theksuar ndaj tronditjeve gjatë rrugës, përçim të njëtrajtshëm të temperaturës. 
Ventilatori i inkorporuar, mundëson ftohje të forcuar të secilës llambë. 

Ndriçim i fuqishëm: Secila nga llambat mundëson ndriçim të fuqishëm LED në ngjyrë të bardhë (6000K). 
Voltazhi i punës DC12V, me fuqi 120watt secila. 

Instalimi: 
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto. 
Për instalimin e llambave LED mund tju nevojitet adaptor.

Në varësi të modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H7)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës.
  • Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara  majtas-djathtas.)
  • Montoni fishat fuqizuese. 
  • Testoni llambat (ndizini).
  • Vendosni kapakun mbrojtës.
SKU
A3006
Pesha
0,1 kg
Kategoria

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.
2200 L