Përshkrim
Kit Inteligjent me Siren Wi-Fi dhe Sensor te Nryshëm me Telekomande Tuya ES-H1
Përshkrimi:
Kit Inteligjent Sigurie Wireless 433MHz:Sistem sigurie inteligjent i projektuar për mbrojtjen e shtëpisë, zyrës apo ambienteve të vogla tregtare.Sistemi kombinon funksionin e gateway dhe sirenës në një pajisje të vetme dhe kontrollohet plotësisht përmes aplikacionit Tuya Smart / Smart Life, duke ofruar monitorim dhe njoftime në kohë reale.
Sistem i Sigurt:Falë lidhjes WiFi dhe komunikimit wireless 433MHz me sensorët, sistemi siguron reagim të shpejtë në rast alarmi, sinjal zanor me volum të lartë dhe mundësi automatizimi me pajisje të tjera Tuya.
Bateria:Bateria e brendshme lejon funksionimin edhe në rast ndërprerjeje të energjisë elektrike.Bateria rezervë lithium 4.2V 300mAh.Koha e karikimit të plotë është rreth 5 orë.
Instalimi:
1. Shkarkimi dhe Regjistrimi i Aplikacionit
- Shkarko aplikacionin Smart Life ose Tuya Smart nga Google Play ose App Store
- Hap aplikacionin dhe regjistrohu me email
- Hyr në aplikacion pas regjistrimit
2. Lidhja e Sirenës me WiFi Kujdes: Sistemi punon vetëm me WiFi 2.4GHz
Metoda 1 – Default Mode
- Hap aplikacionin dhe shtyp “+” për të shtuar pajisje
- Zgjidh All Devices → Alarm System
- Sigurohu që drita e sirenës të pulsojë shpejt
- Fut fjalëkalimin e WiFi dhe konfirmo
- Pajisja lidhet automatikisht me rrjetin
Metoda 2 AP Mode (Compatibility Mode)
- Përdoret nëse lidhja me metodën e parë dështon
- Në aplikacion zgjidh AP Mode
- Fik dhe ndiz sirenën
- Mbaj të shtypur butonin RESET për 5 sekonda
- Drita do të pulsojë ngadalë
- Fut fjalëkalimin e WiFi (2.4GHz)
- Lidhu me rrjetin SmartLife-XXX nga WiFi i telefonit
- Kthehu në aplikacion për të përfunduar lidhjen Shënime të rëndësishme WiFi
- Nuk mbështet rrjete 5G
- Mbaje sirenën dhe telefonin afër router-it
- Nëse dështon, ristarto router-in
3. Shtimi i Sensorëve dhe Telekomandave
Metoda 1 – Përmes Aplikacionit
- Hap pajisjen në aplikacion
- Zgjidh Accessories → Detector / Remote → Add
- Shtyp OK
- Aktivizo sensorin:
- Sensor dere: largoji magnetët më shumë se 2 cm
- PIR sensor: ndiz sensorin
- Drita e sirenës pulson 3 herë shtimi është i suksesshëm
Metoda 2 – Përmes Sirenës
- Shtyp butonin RESET në sirenë
- Drita qëndron e ndezur
- Aktivizo sensorin ose telekomandën
- Drita pulson 3 herë pajisja u shtua me sukses
- Përsërite për pajisje të tjera
4. Emërtimi i Aksesorëve
- Në aplikacion mund të ndryshosh emrin e çdo sensori
- Emri mund të ketë deri në 24 karaktere
- Ndihmon në identifikimin e zonës së alarmit
5. Instalimi i Sirenës
- Hiq mbajtësen duke e rrëshqitur
- Fikso mbajtësen në mur me vida
- Vendos trupin e sirenës mbi mbajtëse
- Rrotullo derisa të fiksohet plotësisht
6. Instalimi i Sensorit të Derës
- Distanca mes magnetit dhe sensorit duhet të jetë më pak se 10 mm
- Kur dera hapet dhe drita ndizet, instalimi është korrekt
- Nëse drita pulson gjatë aktivizimit, bateria është e dobët dhe duhet ndërruar.
7. Këshilla për Përdorim dhe Mirëmbajtje
- Testo sistemin çdo 3 muaj
- Kontrollo bateritë e sensorëve çdo muaj
- Mos vendos disa sensorë PIR në të njëjtën zonë
- Shmang instalimin e PIR sensorit përballë dritareve ose burimeve të nxehtësisë


















Nuk ka ende komente.