A4937

Brave Inteligjente me Shenje Gishti

Në stok 11 shitje Në Pajisje Sigurie & Aksesorë të tjerë

Zgjidhje e avancuar për sigurinë: Kjo bravë inteligjente ofron fleksibilitet dhe lehtësi maksimale në hyrje, duke mundësuar hapjen përmes shenjës së gishtit, kodit ose kartës IC, në rast se asnjëra nga mënyrat e shpejta të hapjes së derës nuk funksionon…

Çmimi aktual ALL 2,900
Transporti i shpejtë në Shqipëri Në stok dhe gati për dorëzim
Porosit tani

  • Bravë inteligjente me shenjë gishti.
  • Fleksibile dhe e lehtë në përdorim.
  • Hapet përmes shenjës së gishtit, kodit, kartës IC ose çelësit fizik.
  • Paisur me teknologji Wifi për kontroll të plotë përmes aplikacioneve TUYA ose TTLock direkt nga telefoni juaj.
  • Sistemi mbështet deri në 100 shenja gishtash duke përfshirë 3 administratorë, 10 fjalëkalime dhe 100 karta IC.
  • Ka opsion passwordi virtual që bën të mundur shtimin e numrave para dhe pas passwordit real për ta fshehur këtë të fundit.
  • Operon me tension 6V përmes baterive të zëvendësueshme AAA, përfshin një sistem alarmi inteligjent për tju njoftuar kur voltazhi është i ulët.
  • Fllanxha ballore ka gjatësi 240mm, lartësia e trupit të bravës është 175 mm dhe thellësia e bravës është 90 mm.
  • Brava mund të përdoret nga të dyja anet (L R).
  • Ofrohet menaxhim i sigurt i aksesit përmes aplikacionit, duke mundësuar verifikimin e hyrjeve dhe daljeve për një kontroll më të lehtë të qarkullimit.

Bravë Inteligjente me Shenjë Gishti 

Zgjidhje e avancuar për sigurinë: Kjo bravë inteligjente ofron fleksibilitet dhe lehtësi maksimale në hyrje, duke mundësuar hapjen përmes shenjës së gishtit, kodit ose kartës IC, në rast se asnjëra nga mënyrat e shpejta të hapjes së derës nuk funksionon atëherë çelësi fizik vjen në ndihmë. Është e paisur me teknologji Wifi për kontroll të plotë përmes aplikacionit TTLock direkt nga telefoni juaj.

Siguri dhe kapacitet i lartë: Sistemi mbështet deri në 100 shenja gishtash duke përfshirë 3 administratorë, 10 fjalëkalime dhe 100 karta IC. Për siguri shtesë, funksioni i fjalëkalimit virtual ju lejon të shtoni numra të rastësishëm para ose pas kodit real, duke e bërë të pamundur zbulimin nga persona të paautorizuar, për sa kohë kodi është prezent në sekuencën e numrave, dera do të hapet.

Performancë dhe qëndrueshmëri: Butoni për leximin e shenjës së gishtave është ndërtuar me materiale cilësore për jetëgjatësi maksimale. Pajisja ofron verifikim të shpejtë të gjurmës së gishtit në vetëm 1 sekondë. Operon me tension 6V përmes baterive të zëvendësueshme AAA dhe përfshin një sistem alarmi inteligjent për tju njoftuar në kohë kur voltazhi është i ulët (nën 4.8V).

Përmasat: Fllanxha ballore ka gjatësi 240mm, lartësia e trupit të bravës është 175 mm dhe thellësia e bravës është 90 mm, brava mund të përdoret nga të dyja anet (L R). Panelet e dorezave kanë përmasa 37cm me 8 cm. paneli i brendshëm është i paisur me çelës për mbyllje të shpejte dhe kapakun e baterive ndërsa paneli i jashtëm është i paisur me butonat e numrave, çelësin e ziles si dhe sensorin e shenjës së gishtit ne dorezë për hapje të shpejte.

Monitorim i lehtë: Ky sistem ofron menaxhim të sigurt të aksesit përmes aplikacionit, duke mundësuar verifikimin e hyrjeve dhe daljeve për një kontroll më të lehtë të qarkullimit.

SKU
A4937
Pesha
0,1 kg

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.
ALL 2,900