Electric Wheelchair with 2 Motors 24V 250W 6005
Karrocë për persona me aftësi të kufizuara (Elektrike 2x250W) Përshkrimi: Karrocë Invalidi: Aksesor i përshtatshëm për persona me nevoja të veçanta. Mundëson lehtësi dhe komodiet lëvizje - me anë të motorrave elektrik. Karroca është lehtësisht e përdorshme.
Contact us
- Pajisur me bateri të rikarikueshme
- Bateri me kapacitet: 24V 12Ah
- Goma:
- të pasme 12inç.
- të përparme 8inç.
- Strukturë aliazh alumini
- Dimensions: 100 x 61 x 90cm.
- Suport peshe deri në 100kg.
- Shpejtësi lëvizje deri në 6kmph.
- Distancë përshkrimi me një karikim të plotë 15 - 20km.
- Ngjitje pengesash me lartësi deri në 40mm
- Ngjitje lartësie në rrugë me kënd deri në 6°
- Kontroll me anë të panelit në krahun e djathtë.
- Paneli:
- Mundëson kontrollin e lëvizjes.
- Shfaq nivelin e baterisë.
- Mundëson kontrollin e nivelit të shpejtësisë.
- Sinjalizues zanor (bori).
- Ulëse komode (mundëson shtrirjen e këmbëve & shpinës).
- Frena manuale & elektromagnetike.
- Frenim i sigurt në sipërfaqe me kënd maksimal 6° (3.6m).
- Strukturë aliazh alumini e palosshme për komoditet transportimi me makinë.
Karrocë për persona me aftësi të kufizuara (Elektrike 2x250W)
Përshkrimi:
Karrocë Invalidi: Aksesor i përshtatshëm për persona me nevoja të veçanta.
Mundëson lehtësi dhe komodiet lëvizje – me anë të motorrave elektrik.
Karroca është lehtësisht e përdorshme.
Motor elektrik: E pajisur me dy motorra elektrik, mundëson lëvizjen në terrene të ndryshme.
Secili motorr ka fuqi prej 250watt, me voltazh pune 24 volt.
Motorrat mundësojnë shpejtësi lëvizje deri në 6kmph.
Bateri e rikarikueshme: Karroca është e pajisur me bateri të rikarikueshme me kapacitet prej 24V 12Ah.
Bateria mundëson përdorim për 15 deri në 20 kilometra (në varësi të terrenit dhe peshës.
Panel Kontrolli: Karroca është e pajisur me panel kontrolli në krahun e djathtë.
Lehtësisht e aksesueshme dhe e përdorshme. Në panel ju keni mundësinë e ndezjes – fikjes me buton.
Shfaq informacione të nevojshme si niveli aktual i baterisë (me drita LED).
Përzgjedhje e nivelit të shpejtësisë së lëvizjes (me + – në panel). 5 nivele të ndryshme.
Paneli mundëson edhe kontrollimin e sinjalizimeve (majtas-djathtas) dhe sinjalizues zanor.
Ulëse komode: Karroca është e pajisur me ulëse komode. Ulësja mundëson mbështetje dhe shtrirjen tuaj me anë të pistonave në pjesën e pasme.
Karroca është e palosshme, çka mundëson lehtësi transportimi për ta marrë me vete me makinë.
Pyetje të shpeshta:
A duhet prania e kujdestarit gjatë përdorimit?
Karroca është lehtësisht e përdorshme, në bazë të nevojës apo moshës sugjerohet edhe prania e një kujdestari.
Si kontrollohet?
Lëvizja e karrocës kontrollohet me anë të panelit në krahun e djathtë:
Me anë të butonit mundësohet fikja dhe ndezja.
Butoni (+) & (-) mundëson shtimin apo uljen e shpejtësisë.
Butoni me logon e borisë: mundëson sinjalizim zanor.
Butonat me shigjeta (majtas-djathtas) mundësojnë sinjalizimin e kahut të lëvizjes me dirta LED.
Me anë të levës mundësohet kontrolli i lëvizjes para-mbrapa dhe majtas-djathtas.
Sa është distanca që përshkron me një karikim të plotë?
Një karikim i plotë i baterisë së karrocës mundëson nga 15 deri në 20km përdorim. Distanca varet nga terreni ku po lëvizni dhe pesha trupore.
Kur duhet ta fuqizoj baterinë?
Si çdo pajisje elektronike, bateria e karrocës sugjerohet të fuqizohet çdo herë që e keni të nevojshme (pa e lënë të bjerë totalisht (0%).
A mund ta marr me vete?
Po, karroca ka strukturë rezistente aliazh alumini, është e palosshme për të mundësuar komoditet transportimi me makinë.
- SKU
- A2213
- Weight
- 0.1 kg
- Category
- Body & Health
