A2213

Karroce Elektrike per Invalid me 2 Motorra 24V 250W 6005

Në stok 2 shitje Në Trupi & Shendeti

Karrocë për persona me aftësi të kufizuara (Elektrike 2x250W) Përshkrimi: Karrocë Invalidi: Aksesor i përshtatshëm për persona me nevoja të veçanta. Mundëson lehtësi dhe komodiet lëvizje - me anë të motorrave elektrik. Karroca është lehtësisht e përdorshme.

Çmimi aktual 52000 L
Transporti i shpejtë në Shqipëri Në stok dhe gati për dorëzim
Porosit tani

Na kontaktoni

  • Pajisur me bateri të rikarikueshme
  • Bateri me kapacitet: 24V 12Ah
  • Goma:
  • të pasme 12inç.
  • të përparme 8inç.
  • Strukturë aliazh alumini
  • Përmasat: 100 x 61 x 90cm.
  • Suport peshe deri në 100kg.
  • Shpejtësi lëvizje deri në 6kmph.
  • Distancë përshkrimi me një karikim të plotë 15 - 20km.
  • Ngjitje pengesash me lartësi deri në 40mm
  • Ngjitje lartësie në rrugë me kënd deri në 6°
  • Kontroll me anë të panelit në krahun e djathtë.
  • Paneli:
  • Mundëson kontrollin e lëvizjes.
  • Shfaq nivelin e baterisë.
  • Mundëson kontrollin e nivelit të shpejtësisë.
  • Sinjalizues zanor (bori).
  • Ulëse komode (mundëson shtrirjen e këmbëve & shpinës).
  • Frena manuale & elektromagnetike.
  • Frenim i sigurt në sipërfaqe me kënd maksimal 6° (3.6m).
  • Strukturë aliazh alumini e palosshme për komoditet transportimi me makinë.

Karrocë për persona me aftësi të kufizuara (Elektrike 2x250W)

Përshkrimi: 

Karrocë Invalidi: Aksesor i përshtatshëm për persona me nevoja të veçanta. 
Mundëson lehtësi dhe komodiet lëvizje – me anë të motorrave elektrik. 
Karroca është lehtësisht e përdorshme. 

Motor elektrik: E pajisur me dy motorra elektrik, mundëson lëvizjen në terrene të ndryshme. 
Secili motorr ka fuqi prej 250watt, me voltazh pune 24 volt. 
Motorrat mundësojnë shpejtësi lëvizje deri në 6kmph. 

Bateri e rikarikueshme: Karroca është e pajisur me bateri të rikarikueshme me kapacitet prej 24V 12Ah. 
Bateria mundëson përdorim për 15 deri në 20 kilometra (në varësi të terrenit dhe peshës. 

Panel Kontrolli: Karroca është e pajisur me panel kontrolli në krahun e djathtë. 
Lehtësisht e aksesueshme dhe e përdorshme. Në panel ju keni mundësinë e ndezjes – fikjes me buton. 
Shfaq informacione të nevojshme si niveli aktual i baterisë (me drita LED). 
Përzgjedhje e nivelit të shpejtësisë së lëvizjes (me + – në panel). 5 nivele të ndryshme. 
Paneli mundëson edhe kontrollimin e sinjalizimeve (majtas-djathtas) dhe sinjalizues zanor. 

Ulëse komode: Karroca është e pajisur me ulëse komode. Ulësja mundëson mbështetje dhe shtrirjen tuaj me anë të pistonave në pjesën e pasme. 
Karroca është e palosshme, çka mundëson lehtësi transportimi për ta marrë me vete me makinë. 

Pyetje të shpeshta: 

A duhet prania e kujdestarit gjatë përdorimit? 
Karroca është lehtësisht e përdorshme, në bazë të nevojës apo moshës sugjerohet edhe prania e një kujdestari. 
Si kontrollohet? 
Lëvizja e karrocës kontrollohet me anë të panelit në krahun e djathtë: 
Me anë të butonit mundësohet fikja dhe ndezja. 
Butoni (+) & (-) mundëson shtimin apo uljen e shpejtësisë. 
Butoni me logon e borisë: mundëson sinjalizim zanor. 
Butonat me shigjeta (majtas-djathtas) mundësojnë sinjalizimin e kahut të lëvizjes me dirta LED. 
Me anë të levës mundësohet kontrolli i lëvizjes para-mbrapa dhe majtas-djathtas. 
Sa është distanca që përshkron me një karikim të plotë? 
Një karikim i plotë i baterisë së karrocës mundëson nga 15 deri në 20km përdorim. Distanca varet nga terreni ku po lëvizni dhe pesha trupore. 
Kur duhet ta fuqizoj baterinë?
Si çdo pajisje elektronike, bateria e karrocës sugjerohet të fuqizohet çdo herë që e keni të nevojshme (pa e lënë të bjerë totalisht (0%). 
A mund ta marr me vete?
Po, karroca ka strukturë rezistente aliazh alumini, është e palosshme për të mundësuar komoditet transportimi me makinë.

SKU
A2213
Pesha
0,1 kg

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.
52000 L