LED Bulb Set M6 Pro
Ndriçim i fuqishëm: Secila llambë mundëson ndriçim shumë të fuqishëm me fuqi maksimale 60Watt. Konsumi është i barazvlefshëm më fuqinë e ndriçimit të mundësuar, 7000 Lumen për llambë. Drita dalëse është në ngjyrë të bardhë 6500K.
Contact us
- Set dritash.
- Modelet në gjendje momentale: H1, H3, H7, H11, 980-881, 9005 & 9006 (HB4).
- Fuqia: 60W (secila llambë)
- Voltazhi: DC12V
- Fuqia e ndriçimit: 7000 Lumen.
- Dritë e bardhë, 6500K.
- Modul CanBus.
- Ventilator i inkorporuar.
- Jetëgjatësia: 30.000 orë pune.
LED Bulb Set M6 Pro
Ndriçim i fuqishëm: Secila llambë mundëson ndriçim shumë të fuqishëm me fuqi maksimale 60Watt. Konsumi është i barazvlefshëm më fuqinë e ndriçimit të mundësuar, 7000 Lumen për llambë. Drita dalëse është në ngjyrë të bardhë 6500K.
Modele të ndryshme: Sete të ndryshme llambash për përdorime të ndryshme. Drita të gjata, drita mjergulle dhe drita të shkurtra, në varësi të automjetit ndryshon modeli i llambës së përdorur. Modelet në gjendje momentale të përshtatshme për modele të ndryshme automjetesh.
H1 (drita të gjata, drita të shkurtra & drita mjergulle),
H3 (drita mjergulle),
H7 (drita të gjata & drita të shkurtra),
H11 (drita të shkurtra & drita mjergulle),
980-881 (drita mjergulle),
9005 (drita të gjata),
9006 ose HB4 (drita të shkurtra & drita mjergulle).
Jetëgjatësi: Seti i llambave LED është i pajisur me ventilator aktiv për ftohje të detyruar, ka trup të ndërtuar me material rezistent Aliazh Alumini për transmetim të njëtrajtshëm nxehtësie. Jetëgjatësi deri në 30.000 orë pune.
Plug & Play: Seti i llambave është lehtësisht i montueshëm në varësi të makinës tuaj. Të pajisur me çip CanBus, seti i llambave montohet lehtësisht pa shfaqur error në sistemin elektrik të makinës tuaj. Ndezje e menjëhershme në ndriçim maksimal.
Instalim i lehtë:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
Disa modele automjetesh mund të nevojitet përdorim adaptori për instalimin e dritave LED.
(H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
- Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas).
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni dritat LED.
- Vendosni kapakun mbrojtës
(H11 – 9005 & 9006)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që diodat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas.
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar ventilimin.
- SKU
- H552530
- Weight
- 0,1 kg
- Category
- 12V Bulbs
