A0150

Troko (Fresibel) me Prize 570W

Kontakto për stokun 5 shitje Në Trapan & Vidator

Troko elektrike multifunksionale (570W): Pajisje ideale për përdorim personal dhe profesional në punët e përditshme të ndërtimit, riparimit apo mekanikës. E pajisur me çelës praktik (On-Off) në pjesën fundore, i cili parandalon ndezjet aksidentale dhe lehtëson përdorimin e vazhdueshëm.

Çmimi aktual 1500 L
Transporti i shpejtë në Shqipëri Na shkruani në WhatsApp për gjendjen e stokut
Pyet për stokun

  • Troko e përshtatshme për përdorim personal & profesional.
  • E pajisur me dorezë & mbrojtëse për lehtësi përdorimi.
  • Fuqia 570watt.
  • Voltazhi: AC 220V 50Hz.
  • Përdor disk me diametër: 100mm.
  • Shpejtësia (max) 11.000 rpm.
  • Çelës praktik (On-Off).

Troko/Fresibel me Prize 570W

Troko elektrike multifunksionale (570W): Pajisje ideale për përdorim personal dhe profesional në punët e përditshme të ndërtimit, riparimit apo mekanikës.  E pajisur me çelës praktik (On-Off) në pjesën fundore, i cili parandalon ndezjet aksidentale dhe lehtëson përdorimin e vazhdueshëm.

Fuqi dhe performancë e lartë: Motor me fuqi 570 Watt që punon me voltazh standard 220V – 50Hz, duke mundësuar shpejtësi maksimale rrotullimi deri në 11.000 rpm (rrotullime për minutë) për prerje dhe lëmim të shpejtë.

Dorezë mbajtëse dypozicionale: Përmban dorezë anësore ergonomike që mund të montohet në të dyja anët, duke ofruar kontroll optimal dhe komoditet si për përdoruesit me dorën e djathtë ashtu edhe për ata me të majtën. E paisur me mbrojtësen e diskut e cila montohet dhe rregullohet lehtësisht me një kaçavidë, duke siguruar mbrojtje maksimale ndaj shkëndijave dhe mbetjeve gjatë punës.

E përshtatshme për disqe deri 100mm: Përdor disqe me diametër deri në 100 mm, duke shërbyer si për prerjen e metaleve, gurit e tullave, ashtu edhe për procese luçidimi apo pastrimi sipërfaqesh.

 

SKU
A0150
Pesha
0,1 kg

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.