Havi (60W) dhe Heqes Ngjitesi me Ajer (700W) – 2N1
Havi dhe heqes ngjitesi, 2n1: Kjo pajisje është një mjet pune ideale për çdo profesionist që merret me elektronike, rregullim kompjuterash, telefoni, televizora etj. Vjen me dy mënyra përdorimi, si havi për ngjitje dhe saldim me tel kallai dhe si heqës ngjitësi, duke përdorur pistoletën që nxjerr ajër të ngrohtë.
Çelësat dhe ekrani: Në total kjo pajisje pune ka 3 çelësa, një çelës është kryesori, i cili lejon ose ndalon futjen e energjisë elektrike, ndërsa 2 çelësat e tjerë janë ata të cilët aktivizojnë njëri nga dy mënyrat me të cilat dëshiron që të punosh, ose mund të ndezësh havin ose mund të ndezësh pistoletën me ajër të ngrohtë. Në krye të ushqyesit është edhe një ekran dixhital i cili ju lejon që të shihni temperaturën për secilin nga proceset që janë aktivizuar.
Havia dhe pistoleta: Havia punon me fuqi 60W dhe arrin një temperaturë mes 180 – 500°C. Fuqia e pistoletës me ajër tëngrohtë është 700W dhe arrin një temperaturë 100-500°C.
Përmasat: Ushqyesi kryesor me energji elektrike ka përmasat 17×9.5×13 cm, ndërsa mbajtësja e havisë ka përmasa 15x7x8.5 cm. Pistoleta që nxjerr ajër të ngrohtë ka një gjatësi 24 cm.