Set me Vegla të Ndryshme Lodër – Me Valixhe
Set me vegla të ndryshme lodër: Ky set me vegla pune lodër është i përshtatshëm për fëmijët që janë kurioz te dijnë dhe punojnë me mjete pune të ndryshme. Ai përfshin një valixhe plastike me ngjyrë të kuqe, me përmasa 30x14x15 cm, ku mund të mbahen dhe të sistemohen veglat pas përdorimit. Në set gjenden pinca, dara, çelës papagall, çelës anglez, çelës hexagonal, një çelës tjetër miks, trapan, metër me shirit 62 cm dhe gurë fersibli.
Materiali dhe aksesorët: Veglat janë prej plastike dhe kanë të përfshira disa copa druri në ngjyrë kafe, si dhe me 3 vida të madhësive të ndryshme. Valixhja ndihmon në mbajtjen e të gjitha pjesëve në një vend dhe e bën më të lehtë ruajtjen e tyre pas përfundimit të lojës. Ngjyra që kanë vegla është kryesisht e kuqe.
Përdorimi: Duke përdorur këtë set, fëmijët mund të mësojnë emrat e veglave, të dallojnë format e tyre dhe të krijojnë lojëra që lidhen me punët e përditshme. Aktivitetet me vegla lodër i mban fëmijët të angazhuar në lojëra edukative dhe përveç mësimit i mban ata larg ekranit te telefonit.