Piste Qyteti me Hekurudhe dhe Tren (110x82x70 cm)
Hekurudhë lodër me tren: Ky set përfshin një hekurudhë dhe tren me tre vagona, si dhe elemente të ndryshme për krijimin e një qyteti të vogël rreth shinave. Në paketim gjenden gjithsej 57 pjesë, duke përfshirë shina, urë, sinjalistikë, ndërtesa, gardhe dhe elemente të tjera dekorative. Seti përmban gjithashtu katër makina të verdha dhe një helikopter të verdhë, të cilat mund të përdoren për të krijuar skena të ndryshme loje.
Treni dhe funksionimi: Treni ka një çelës për ndezjen dhe fikjen e tij dhe funksionon me 4 bateri AAA 1.5V. Përmes shinave mund të ndërtohet një pistë me ura dhe elemente sinjalistike, duke krijuar një hapësirë loje me pamje qyteti. Montimi i pjesëve është i thjeshtë dhe mund të jetë një sfidë e këndëshme për fëmijët.
Materiali dhe ruajtja e pjesëve: Pjesët janë ndërtuar me material plastik të fortë dhe rezistent. Pas përfundimit të lojës, pista mund të çmontohet dhe të gjitha pjesët të vendosen përsëri në paketimin e tyre për t’u ruajtur. Seti është i përshtatshëm si dhuratë për fëmijët që pëlqejnë te krijojnë dhe formojnë.