Përshkrim
Set Dritash LED T68 Pro.
Përshkrimi:
Ndriçim i fuqishëm LED: Seti i llambave mundëson ndriçim të fuqishëm me dritë të bardhë 6500K.
Secila llambë ka fuqi 55 Watt. Mundësojini vetes siguri gjatë ecjes në errësirë.
Dritat mundësojnë ndriçim të fuqishëm – për dallueshmëri të rrugës & rreziqeve.
Llambat H7 janë të përshtatshme për drita të shkrutra dhe të gjata.
Llambat H11 & 9006: janë të përshtatshme për drita të shkurtra dhe drita mjergulle (në varësi të automjetit).
Trup Aliazh Alumini 6063 + Ventilator: Llambat janë të ndërtuara me material rezistent aliazh alumini, i cili mundëson rezistencë të theksuar kundër tronditjeve dhe rezistencë ndaj nxehtësisë.
Ventilatori i inkorporuar mundëson ftohje dhe transmetim të njëtrajtshëm të nxehtësisë.
Jetëgjatësia e llambave arrin deri në 30000 orë pune.
Fuqia 55W: Secila llambë ka fuqi të moderuar konsumimi për balancim të mirë ndërmjet ndriçimit të fuqishëm dhe konsumit të energjisë.
Secila llambë ka fuqi prej 55Watt, të pajisura me modul CanBus, nuk shfaqin Error në kroskot.
Secila mundëson dritë të fortë prej 6500 Lumen.
Instalim i thjeshtë: Llambat janë në modele të ndryshme H7-H11 dhe 9006, çka mundëson përputhshmëri me modele të shumta automjetesh.
Llambat H11 dhe 9006 janë Plug & Play, ndërsa për modelin H7 mund tju nevojitet adaptor për instalim.
Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
- Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas).
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni dritat LED.
- Vendosni kapakun mbrojtës
(H11 & 9006)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundër-orar për ta montuar.
- Sigurohuni që diodat LED të jenë të orierientuara majtas-djathtas.
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar ventilimin.
Për komoditet sugjerohet instalim nga një elektroauto me eksperiencë.
Nuk ka ende komente.