J634066

Set Llambash LED S21

Kontakto për stokun 1 shitje Në Llamba 12v

Set Llamba LED: Aksesor i përshtatshëm për zëvendësimin e dritave të dëmtuara (apo halogjene) të makinës tuja. Seti i llambave mundëson ndriçim të fuqishëm. Dritat LED në dallim nga dritat normale (halogjene) ndizen në mënyrë të menjëhershme.

Çmimi aktual 3000 L
Transporti i shpejtë në Shqipëri Na shkruani në WhatsApp për gjendjen e stokut
Pyet për stokun

  • Model H7 & H11 - LED.
  • Fuqi e madhe ndriçimi - 8000 Lumen (për llambë).
  • Dalje drite e bardhë, 6500K.
  • Llambat janë të pajisura me paketë CanBus. nuk shfaqin Error në kroskot.
  • Lehtësisht të montueshme.
  • Fuqia 100Watt (për llambë).
  • Voltazhi 9-24V.
  • Ftohje me ventilator.
  • Trup aliazh alumini.
  • Jetëgjatësi më shumë se 30000 orë pune.
  • Aksesor zëvendësues.
  • Të përshtatshme për makina të ndryshme si:Drita të shkurtra (H7 ose H11). Drita mjergulle (H11).

Set llambash LED S21

Përshkrimi:

Set Llamba LED: Aksesor i përshtatshëm për zëvendësimin e dritave të dëmtuara (apo halogjene) të makinës tuja. 
Seti i llambave mundëson ndriçim të fuqishëm.  
Dritat LED në dallim nga dritat normale (halogjene) ndizen në mënyrë të menjëhershme. 
Ofrojnë ndriçim të fuqishëm – për rritje sigurie gjatë lëvizjes natën.

Modele të ndryshme: Seti i dritave vjen në dy modele H7 dhe H11. 
Seti i dritave H7- janë të përshtatshme për drita të gjata dhe për drita të shkurtra (në varësi të automjetit).
Seti i dritave H11 – kryesisht përdoret për drita mjergulle dhe drita të shkurtra (në varësi të makinës).

Jetëgjatësi e madhe: Secila dritë LED është e pajisur me ventilator të inkorporuar. 
Ndërtuar me material rezistent aliazh alumini. 
Struktura rezistente mundëson shpërndarje të njëtrajtshme të temperaturës dhe rezistencë ndaj tronditjeve të ndryshme në rrugë.
Ventilatori i inkorporuar ndizet në mënyrë të menjëhershme (sapo të ndizni dritat e makinës).

Ndriçim i fuqishëm: Set llampash të pajisur me çip LED SMD. 
Ndriçim i fuqishëm 8000 Lumen secila, me fuqi 100 Watt. 
Dalje drite në ngjyrë të bardhë 6500 Kelvin. 

Modul CanBus: Secila llambë është e pajisur me çip CanBus, i cili mundëson punim të dritave pa shfaqur error në korskotin e makinës tuaj. 

Instalimi: 

Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave. 
Sugjerohet që instalimi të bëhet nga një elektroauto. 

  • (H7)Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës.
  • Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara  majtas-djathtas).
  • Montoni fishat fuqizuese. 
  • Testoni llambat
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Disa modele automjetesh mund të kenë nevojë për adaptor montimi.

(H11)

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
  • Sigurohuni që çipat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas.
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat (ndizini).
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar sasinë e ajrit për ventilim.

SKU
J634066
Pesha
0,1 kg
Kategoria

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.