Set Llambash LED XS-110 H1/H7/H11/9005/9006
Set Llambash LED: Aksesor zëvendësues të përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh. Llambat LED mundësojnë ndezje të menjëhershme në ndriçim maksimal. Zëvendësuese direkte për llambat e dritave të shkurtra, dritave të gjata apo të mjergullës (në varësi të makinës tuaj).
Kemi vetëm pak copë. Na shkruani dhe ju konfirmojmë stokun, çmimin dhe dërgesën para porosisë.
Porosit në WhatsApp+355 69 331 0003- Pagesë në dorëzim
- Transport në gjithë Shqipërinë
- Set Llamba LED.
- Model H7 & H1 (gjendje momentale).
- Të përshtatshme për zëvendësim dritash: të shkurtra, të gjata & mjergulle(në varësi të modelit të makinës).
- LED Cree.
- Fuqia: 115W (secila).
- Dalje drite: 6000K.
- Voltazh: DC 9-32V.
- Strukturë rezistente: Alumin 6063.
- Jetëgjatësi: +30.000 orë.
- Rezistencë ndaj ujit: IP65.
- Modul CanBus.
- Instalim i thjeshtë (Plug & Play).
- Ndriçim deri në 500% më shumë se llambat halogjene.
- Distancë ndriçimi: 150% më shumë se normalet.
Set Llambash LED – H7 (XS-110)
Përshkrimi:
Set Llambash LED: Aksesor zëvendësues të përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh.
Llambat LED mundësojnë ndezje të menjëhershme në ndriçim maksimal.
Zëvendësuese direkte për llambat e dritave të shkurtra, dritave të gjata apo të mjergullës (në varësi të makinës tuaj).
Seti vjen në dy modele në gjendje momentale H1 & H7.
Çip Cree: Llambat LED janë të pajisura me çip LED Cree.
Çip i cili mundëson dalje drite të fuqishme në dritë të bardhë (6000K).
Ndriçim i fuqishëm; Secila nga dritat LED mundëson ndriçim të fuqishëm.
Me fuqi prej 115Watt (secila) në voltazh pune DC 9-30V.
Llambat janë të përshtatshme për përdorim në fenerë me lupë dhe me reflektorë.
Jetëgjatësi: Llambat janë të pajisura me ventilator i cili mundëson ftohje të forcuar. Ventilatori ndizet në të njëjtën kohë me llambat LED.
Strukturë e ndërtuar me material rezistent alumin (6063) – material i cili mundëson shpërndarje të njëtrajtshme të nxehtësisë.
Ventilatori dhe struktura prej alumini mundësojnë shtimin e jetëgjatësisë së llambave.
Modul CanBus: Llambat LED janë të pajisura me modul CanBus – modul i cili parandalon shfaqjen e error-it në kroskotin e makinës tuaj.
Plug & Play: Seti i dritave LED H7 është lehtësisht i montueshëm në makinën tuaj.
Plug & Play, për shumicën e makinave – mjafton ta montoni dhe të vendosni fishën për të mundësuar ndezjen,
Instalimi është mjaft i lehtë, për disa modele automjetesh mund të nevojitet adaptor montimi.
Instalim i lehtë: Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
(H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Testoni dritat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
- Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë.
- SKU
- A2675
- Pesha
- 0,1 kg
- Kategoria
- Llamba 12v




















