A0737

Set Llambash LED (H1, H7 & H11)

Në stok 17 shitje Në Llamba 12v

Seti i llambave është i përshtatshëm për automjete të ndryshme. Seti vjen në modele të ndryshme (H1, H7 & H11), çka mundëson përdorim të gjerë. Aksesor zëvendësues për drita të gjata, drita të shkurtra ose drita mjergulle (frexha parakolpi).

Çmimi aktual 1200 L
Transporti i shpejtë në Shqipëri Në stok dhe gati për dorëzim
Porosit tani

Na kontaktoni

  • Set Llamba LED
  • Model: H1, H7 & H11
  • Modul CanBus
  • Fuqia 28W (Secila)
  • LED COB.
  • Ventilator i inkorporuar.
  • Dritë e bardhë 6000K.
  • Voltazh DC 12V.
  • Instalim i lehtë Plug & Play (për shumicën e automjeteve).
  • Të përshtatshme për drita të shkurtra, të gjata & drita mjergulle. (në varësi të makinës)
  • Material rezistent (Aliazh Alumini)

Set Llambash LED (H1, H7 – H11)

Përshkrimi:

Aksesor Ndriçimi (zëvendësues):
Seti i llambave është i përshtatshëm për automjete të ndryshme. 
Seti vjen në modele të ndryshme (H1, H7 & H11), çka mundëson përdorim të gjerë. 
Aksesor zëvendësues për drita të gjata, drita të shkurtra ose drita mjergulle (frexha parakolpi).

Modele të ndryshme:
Llambat LED vijnë në modele të ndryshme: H1 (për drita të gjata), 
H7 (për drita të gjata dhe të shkurtra).
dhe H11 (për drita të shkurtra dhe drita mjergulle).
(*Në varësi të automjetit ndryshon dhe përdorimi).

Ndriçim i fuqishëm:
Seti i dritave LED është i ndërtuar me çipa LED (COB). 
Secila llambë ka fuqi prej 28 watt në voltazh DC 12V.
Dalje drite në ngjyrë të bardhë 6000K.

Instalim i lehtë: 
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave. 
Disa modele automjetesh mund të nevojitet përdorim adaptori për instalimin e dritave LED. 
(H7) 

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur. 
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave. 
  • Hiqni fuqizuesin e llambës. 
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene. 
  • Hiqni kapsen nga llamba LED. 
  • Montoni kapsen në vendin e llambës LED. 
  • Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in. 
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur
    (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas). 
  • Montoni fishat fuqizuese. 
  • Testoni dritat LED. 
  • Vendosni kapakun mbrojtës. 

(H11) 

  • Fikni makinën. 
  • Hiqni kapakun e fenerit. 
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës. 
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr. 
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar. 
  • Sigurohuni që diodat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas. 
  • Montoni fishën fuqizuese. 
  • Testoni llambat. 
  • Vendosni kapakun mbrojtës. 

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar ventilimin. 
Në rast se ndiheni të pasigurt, sugjerohet të shkoni në një elektroauto (servis) – për montimin e duhur.

SKU
A0737
Pesha
0,1 kg
Kategoria

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.
1200 L