Set Llamba LED 60-136Watt (XS-120)
Set Llamba LED: Aksesor zëvendësues për makina të ndryshme. Mundëson zëvendësimin e llambave halogjene të makinës tuaj. Set i përshtatshëm për drita të shkurtra, të gjata ose mjergulle (në varësi të automjetit tuaj). Modelet në gjendje momentale: H1, H7, H11,…
Na kontaktoni
- Set Llamba LED
- Modelet në gjendje momentale: H1, H7, H11, 9005, 9006.
- Zëvendësuese për Drita të gjata, të shkurtra apo mjergulle.
- Ndriçim i fuqishëm LED - 5000 Lumen
- Voltazhi 12V.
- Fuqia 60-136W.
- Instalim i lehtë
- Modul CanBus - parandalon shfaqjen e erroreve
- Material Aliazh Alumini & tuba bakri
- Ventilator i inkorporuar
- Kundra ujit
Set llamba LED (XS-120) H7 (60-136W)
Përshkrimi:
Set Llamba LED: Aksesor zëvendësues për makina të ndryshme. Mundëson zëvendësimin e llambave halogjene të makinës tuaj.
Set i përshtatshëm për drita të shkurtra, të gjata ose mjergulle (në varësi të automjetit tuaj).
Modelet në gjendje momentale: H1, H7, H11, 9005 dhe 9006.
Dual Power: Drita LED është e pajisur me kontroll për nivelin e fuqisë.
Në modulin CanBus gjendet një çelës për të mundësuar kontrollin e nivelit të fuqisë.
Power (niveli maksimal i fuqisë 136watt) – CanBus (nivel optimal fuqie 60watt).
Instalim i lehtë: Seti i dritave LED H7, është lehtësisht i instalueshëm.
Në varësi të automjetit tuaj shërbejnë si drita të shkurtra ose si drita të gjata.
Në varësi të makinës tuaj mund të ju nevojitet përdorim adaptori.
Instalimi:
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
Për instalimin e llambave LED mund tju nevojitet adaptor.
Në varësi të modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas.)
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni llambat (ndizini).
- Vendosni kapakun mbrojtës.
- SKU
- A2250
- Pesha
- 0,1 kg
- Kategoria
- Llamba 12v





















