Përshkrim
Mini-Kompresor Ajri me Bateri (80W)
Mini-Kompresor: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal, mini kompresori është lehtësisht i përdorshëm. I përshtatshëm për përdorim në makinë, motorr, biçikletë dhe topa sportesh të ndryshme. Kompresori është i pajisur me dritë LED të inkorporuar, me anë të së cilës mundësohet ndriçim i fuqishëm. Përveç, dritës LED kompresori është i pajisur me porta dalëse USB – për fuqizim të pajisjeve të ndryshme elektronike.
Përmasa kompakte: Mini-kompresori është i ndërtuar me material rezistent plastik ABS & PC. Me përmasa kompakte 9.2 x 7.2 x 14.2cm – lehtësisht e transportueshme.
Përdorim i lehtë: Kompresori është lehtësisht i përdorshëm. Pajisur me panel kontrolli & ekran LCD. Mundëson kontrollimin e nivelit të presionit (para-përzgjedhje).Përzgjedhje e lehtë e njësisë matëse: Bar, Psi, kpa & kgpcm3.
Motorr i fuqishëm – Bateri e Rikarikueshme: Kompresori është i pajisur me motorr të fuqishëm me fuqi maksimale prej 80watt. Mundëson fryerjen e gomës së makinës tuaj në kohë të shpejtë. Pajisur me bateri të rikarikueshme, me kapacitet prej 4000mAh, mundëson fuqizim për kohë të gjatë.

Nuk ka ende komente.