Përshkrim
Frigorifer elektrik për makinë (me bateri)
Përshkrimi:
Frigorifer Elektrik: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal në ambiente shtëpie, kamping apo udhëtime të ndryshme me makinë.
Frigoriferi është i përshtatshëm për përdorim direkt në rrjet elektrik apo me anë të portës 12v së makinës tuaj.
Mundëson ftohjen në kohë të shpejtë të produkteve të vendosura në brendësi të frigoriferit.
Bateri e rikarikueshme: Një veçori tjetër e këtij frigoriferi është pajisja me bateri të rikarikueshme.
Bateri me kapacitet 15600mAh.
Bateria është e pajisur me portë dalëse USB (type-A) dhe type-C.
Fuqizohet në mënyrë direkte me anë të fishës së fuqizimit në prizë normale (AC) ose me anë të fishës DC (portë cigareje).
2 në 1: Frigoriferi mundëson dy funksione në një – ftohje deri në -20°C dhe mbajtjen e produkteve në temperaturë të freskët (si termues).
Pajisur me dy hapësira ruajtëse (ftohëse). Përzgjedhje e anëve të ftohjes në mënyrë të lehtë (manualisht).
Kontenitori në krahun e majtë është e pajisur me tapë shkarkimi në pjesën fundore.
Dizajn kompakt: Frigoriferi është i ndërtuar me material rezistent PVC + ABS.
Materiali izolues i frigoriferit shkumë polieretani – e cila mundëson izolim perfekt edhe në temperatura ekstremisht të ndryshme.
Panel Kontrolli – Aksesor emergjence: Frigoriferi është i pajisur me panel kontrolli lehtësisht të aksesueshëm.
Bateria e integruar mundëson funksion si powerbank për pajisje elektronike dhe si dritë LED në raste emergjence.
Me anë të panelit ju keni akses në përzgjedhjen e nivelit të temperaturës për secilën anë në veçanti ose përzgjedhjen e anës të cilën e keni në përdorim (për kursim energjie).
Dizajn kompakt: Frigoriferi ka dizajn kompakt, i përshtatshëm për ta marrë kudo me vete.
Pajisur me rrota në pjesën fundore dhe dorezë me gjatësi të rregullueshme për komoditet transportimi.
Me përmasa totale: 67.4 x 40.9 x 58.3cm (gjatësi x gjerësi x lartësi).
Kontenitorët: 27,5 cm (gjerësi) x 31cm (gjatësi) x 47cm (thellësi) dhe 20,5 cm (gjerësi) x 31cm (gjatësi) x 30cm (thellësi).
















Nuk ka ende komente.