Transporti i shpejtë Pagesë në dorëzim

Makineri per Mbushje me Gaz Kondicioneri (per Makine)

Në stok Në Aksesorë Emergjence & Sigurie

Makineri për sistem kondicionimi automjetesh: Aksesor i përshtatshëm për përdorim në servise automjetesh. Mundëson përkujdesjen e sistemit të kondicionimit të makinës. Makineria mundëson funksione të ndryshme për sistemin e kondicionimit të makinave.

Çmimi aktual 160000 L
Transporti i shpejtë në Shqipëri Në stok dhe gati për dorëzim
Porosit tani
SKU: A0992

  • Aksesor i përshtatshëm për përdorim profesional në servise automjetesh.
  • Makineri e përdorshme në sistemin e kondicionimit të makinës.
  • Mundëson funksione të ndryshme: Vakum i sistemit të kondicionimit. Mbledhjen e gazit - për ripërdorim. Mbushje me gaz. Mbushje me gaz me anë të bombulës së vogël. Mbushja e sistemit të kondicionimit me vaj në mënyrë të shpejtë.
  • Voltazhi i punës: AC 220V
  • Kapaciteti i cilindrit: 12kg.
  • Kompresor 3-8
  • Temperatura e punës: 11°C - 47°C.
  • Kapaciteti thithës: 58g
  • Kapaciteti i vakumit: 120LpM
  • Modeli i gazit: R134a
  • Kapaciteti i mbushjes: 400gram për min
  • Përdorim i lehtë
  • Pajisur me ekran LED
  • Panel kontrolli: Butoni MENU - mundëson përzgjedhjen e funksionit (rikuperim, vakum, mbushje, etj). Butoni (+ & -) - mundëson shtimin apo reduktimin e kohës së përdorimit të secilit funksion në ekran. Butoni (On & Off) - mundëson nisjen apo përfundimin e secilit funksion të përzgjedhur. Butoni FN - mundëson matjen elektronike të sistemit të kondicionimit Butoni HP - mundëson observimin e presionit të tubit të presionit të lartë të sistemit të kondicionimit Butoni LP - mundëson observimin e presionit të tubit të presionit të ulët të sistemit të kondicionimit

Makineri për mbushje me gaz kondicioneri (për makinë)

Përshkrimi:

Makineri për sistem kondicionimi automjetesh: Aksesor i përshtatshëm për përdorim në servise automjetesh.
Mundëson përkujdesjen e sistemit të kondicionimit të makinës.
Makineria mundëson funksione të ndryshme për sistemin e kondicionimit të makinave.
Funksione të tilla si: Mbushje me gaz, mbledhje e gazit gjatë riparimit në sistemin e kondicionimit, vakum i sistemit, mbushje me vaj të sistemit sipas nevojës.

Lehtësi përdorimi: Makineri është e pajisur me panel kontrolli lehtësisht të aksesueshëm, me anë të së cilit mundësohet lehtësi kontrollimi.
Makineria ka të përfshirë tubat të cilët mundësojnë lidhjen direkte me sistemin e kondicionimit të makinës.

Mbledhja e gazit – Recovery: Një nga funksionet me të përdorshme është rikuperimi – funksion i cili mundëson mbledhjen e gazit për të mundësuar servisim të sistemit të kondicionimit dhe ripërdorimin e gazit aktual.
Pas rregullimit të problemit në sistemin e kondicionimit ju mund të ripërdorni gazin.

 

Përgatitja:

  • Vendosni tubat në portat përkatëse, tubin e presionit të lartë në portën e presionit të lartë (të sistemit të kondicionimit dhe makinerisë) dhe tubin e presionit të ulët në portën e presionit të ulët (të sistemit të kondicionimit dhe makinerisë).
  • Montoni tubin në pjesën e pasme të kontenitorit të solucionit (gazit).
  • Ndizni makinerinë

Përkujdesje gjatë procesit të Mbledhjes së gazit: Për të mundësuar jetëgjatësinë e kompresorit, procesi duhet të ndjekë funksion mbrojtës.

  • Hapni valvulën e presionit të ulët dhe mbyllni valvulën e presionit të lartë përpara rekuperimit.
  • Precedura duhet të jetë më pak se 10 minuta, përndryshe mund të shkaktojë dëmtim të kompresorit.
  • Shikoni nivelin e presionit të kontenitorit të lëngut përpara se të filloni procesin e rekuperimit sërisht.
    NQS. presioni është mbi 1.5Mpa nuk duhet të filloni procesin e rikuperimit.
  • Përpara riciklimit të sistemit të kondicionimit ju duhet të bëni vakumin e tubit të presionit të lartë dhe të ulët.

Procesi i shtimit të gazit & vajit të kompresorit.

  • Pas procesit të vakumit të sistemit të kondicionimit të makinës dhe konfirmimit të niveli të gazit të sistemit të kondicionerit.
    Nqs. niveli i gazit është nën 1kg procesi nuk do të fillojë.
  • Nqs. keni nevojë të ndryshoni vajin, pas vakumit. Hapni valvulën e shishes dhe do të vëreni nivelin e shishes së vajit derisa, të shikoni nivelin e vajit.
  • Pas përfundimit të mbushjes me vaj klikoni butonin MENU për të ndryshuar funksionin charging.
    Ekrani LCD shfaq charging, Ndryshoni vlerën e fuqizimit  të nivelit të gazit, klikoni butonin (On & Off) për të filluar procesin, sistemi ndalon automatikisht pas përfundimit të ngarkimit.

Mbushje me Bombul të vogël: Makineria e mbushjes me gaz mundëson mbushjen e sistemit me bombul të vogël gazi.
Lehtësisht e përdorshme – mundëson mbushjen në mënyrë të lehtë.

SKU
A0992
Pesha
0,1 kg

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.

Produkte te ngjashme

Rrëshqit për të ngarkuar më shumë produkte
Ngarko më shumë