A5094

Havi 60W me 2 Bateri Litiumi 21V (HL305)

Në stok Në Aksesore te Tjere Pune

Havi portabël: Havi për qarqe elektrike me fuqi totale 60Watt, një pajisje praktike për riparime dhe saldime të komponentëve elektrikë në pajisje të ndryshme elektronike. Pajisja arrin një temperaturë maksimale deri në 460°C, duke ofruar nxehtësinë e nevojshme për të…

Çmimi aktual 3800 L
Transporti i shpejtë në Shqipëri Në stok dhe gati për dorëzim
Porosit tani

  • Havi për qarqe elektrike.
  • Pajisur me 2 bateri të rikarikueshme.
  • Secila bateri: 21V 1500mAh.
  • Lehtësi përdorimi.
  • Stativ për havi.
  • Temperatura maksimale e arritshme: 460°C.
  • Kontroll i lehtë temperature - në panel (ulje dhe ngritje sipas nevojës).
  • Panel me ekran LCD - shfaq nivelin e temperaturës.
  • Fuqia 60Watt.
  • Dizajn portabël.
  • Strukturë rezistente.
  • Përmasat: havia: 22cm, kabulli fuqizues: 125cm.

Havi portabël 60W me 2 Bateri Litiumi 21V (HL305)
Havi portabël: Havi për qarqe elektrike me fuqi totale 60Watt, një pajisje praktike për riparime dhe saldime të komponentëve elektrikë në pajisje të ndryshme elektronike. Pajisja arrin një temperaturë maksimale deri në 460°C, duke ofruar nxehtësinë e nevojshme për të kryer punime të ndryshme me precizion (shkrirje apo ngjitje të komponentëve). Falë dizajnit praktik, është i përshtatshëm si për përdorim profesional, ashtu edhe për punë të zakonshme elektronike në shtëpi dhe kudo. Përmasat: havia: 22cm, kabulli fuqizues: 125cm.  
Kontroll i thjeshtë: Pajisja është e pajisur me një panel kontrolli me butona dhe ekran LCD që mundëson rritjen ose uljen e temperaturës sipas nevojës së punës duke parë nivelin e teperaturës. Kjo veçori ndihmon në përshtatjen e nxehtësisë me lloje të ndryshme komponentësh dhe materialesh, duke e bërë përdorimin më të lehtë dhe më të kontrolluar. Gjithashtu, stativi i posaçëm mundëson vendosjen e havisë në pozicion që nuk ju pengon dhe dëmton gjatë pushimeve mes punimeve, duke ndihmuar në organizimin e hapësirës së punës. 
Autonomi e gjatë & transport i lehtë: E pajisur me dy bateri të rikarikueshme, secila me tension 21V dhe kapacitet 1500mAh, ofrojnë fleksibilitet përdorimi për kohë të gjatë pa ndalim. Dizajni portabël, pa kabllo fuqizuese lehtëson transportimin dhe përdorimin në vende të ndryshme, pa qenë e nevojshme prania e vazhdueshme e një prize elektrike. Struktura rezistente dhe funksionimi praktik e bëjnë këtë pajisje një zgjidhje të përshtatshme për teknikët, elektricistët dhe entuziastët e elektronikës që kërkojnë komoditet dhe lehtësi në punë. E përshtatshme për amatorë dhe profesionistë. 
SKU
A5094

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.