Kasetofon Android per Opel (7inc) - Buzi Store

Kasetofon Android per Opel (7inc)

SKU:
O461619
9,000L

Përshkrimi i Produktit

Kasetofon Android për Opel (7 inç)

Karakteristikat:

  • Kasetofon Android për Opel
  • Ekran me prekje, 7inç.
  • Rezolucion HD: 1024x800px.
  • RAM 2Gb & ROM 32Gb.
  • Split Screen.
  • Modul Wi-Fi - GPS - Bluetooth.
  • Suport për kamera.
  • Fishë & modul CabBus për lidhje direkte me makinën. 
  • Apple Carplay & Android Auto.

Përshkrimi:

Kasetofon Android i përshtatshëm për: 

  • Opel Astra (2004-2009) ; 

Përshtatet edhe për:

  • Opel Antara (2006 - 2011); 
  • Opel Vectra (2003 - 2008);
  • Opel Corsa (2006 - 2011);
  • Opel  Zafira  (2005 - 2011);
  • Opel Meriva (2006 -  2011);
  • Opel Vivara

Modul CanBus - Kamera e pasme: Kasetofoni është i pajisur me modul CanBus, i cili mundëson lidhjen direkte të kasetofonit me makinën tuaj.
Iu mundëson kontrollim me anë të komandave të timonit dhe ju shfaq informacione të ndryshme të makinës.
Mundëson lidhje me kamera të pasme, duke ju mundësuar shtim sigurie gjatë lëvizjes pas. 
Suport për kamera OEM dhe aftermarket.

Ekran me prekje & Split Screen: Kasetofoni ka ekran 7 inç full HD me prekje.
Suporton Split-Screen për hapjen e dy aplikacioneve njëkohësisht.
Lehtësisht i përdorshëm dhe i aksesueshëm.

Carplay & Android Auto: Kasetofoni është i përshtatshëm me versionet e sistemeve më të fundit iOS dhe Android.
Mundësi kontrolli me zë, e nevojshme gjatë drejtimit të makinës.
Ju mund të merrni drejtime (hartë), telefonata, gjithashtu dhe të shijoni muzikën tuaj të preferuar.
Lidhja mundësohet me anë të fishës USB, Bluetooth-it dhe Wireless-it.

Paketimi përmban:

  • Fishat konektuese.
  • Modul CanBus.
  • Fisha RCA.
  • Fishë AV.
  • Modul GPS.
  • Kapset për heqjen e kasetofonit.

Instalim i thjeshtë:
Mjetet e nevojshme për instalimin e sigurtë të kasetofonit: (Kapse për hapjen e kasës; Indikator; Izolant; Doreza).

  1. Merrni mjetet e nevojshme për çinstalimin e radios së vjetër dhe instalimin e të resë.
  2. Sigurohuni që makina është e fikur.
  3. Vendosni kapset në hapësirat e tyre.  
  4. Hiqni me kujdes kasetofonin e makinës.
  5. Hiqni me kujdes fishat konektuese pas kasetofonit.
  6. Montoni fishën CanBus të kasetofonit Android me fishat aktuale të makinës.
  7. Vendosni modulin e GPS në një vend ku nuk ju pengon.
  8. Vendosni fishat USB në hapësirën ku ju nevojiten (për lidhje apo karikim të pajisjeve elektronike).
  9. Vendosni të gjithë fishat konektuese në pjesën e pasme të kasetofonit (në vendin e tyre).
  10. Lidhni kameran (nëse e keni).
  11. Testoni kasetofonin (në të gjitha funksionalitetet: (zëri, ekrani, GPS, Bluetooth, etj)
  12. Montoni kasetofonin në folenë e tij me kujdes.

Në rast se ndiheni të pasigurtë, sugjerohet instalimi nga një ekspert, ose konsultimi me një të tillë.