Kasetofon Android per Audi A3 7inc - Buzi Store

Kasetofon Android per Audi A3 7inc

SKU:
W912597
12,300L

Përshkrimi i Produktit

Karakteristikat:

  • Kasetofon për Audi A3 (03-11).
  • Ekran me prekje 7inç.
  • Rezolucion i lartë: 1024 x 600. 
  • Modul: GPS / Wireless 802.11b/g/n, 2.4GHz / Bluetooth / CanBus.
  • Komanda në anësore.
  • Apple Carplay & Android Auto.

Përshkrimi:

I përshtatshëm për AUDI A3 2003-2011. (Kujdes! Kasetofoni është si në foto).

Audio Cilësore - Module të integruara: Kasetofoni ka module për funksione të ndryshme: Wireless 802.11b/g/n, 2.4GHz.
Për të parë video, dëgjuar muzikë, shkarkuar App të ndryshëm apo për të naviguar në internet. 
GPS, përdor memorien e brendshme për lehtësi orientimi, me anë të hartave të shkarkuara. 
Bluetooth mundëson dëgjimin e muzikës tuaj të preferuar nga telefoni.
Moduli CanBus mundëson konektimin e komandave apo funksioneve të ndryshme të makinës me kasetofonin.
Dalje Audio cilësore me kapacitet 4x60W.

Ekran me prekje - Carplay & Android Auto: Kasetofoni është i pajisur me ekran me prekje,
me sipërfaqe kundër gërvishtjes. Lehtësisht i përdorshëm.
Kasetofoni është i pajisur me teknologji lidhje direkte me telefonin tuaj celular,
me Apple Carplay apo Android Auto. Mundëson navigim me anë të hartës
së telefonit tuaj celular, dëgjim muzike, përgjigje sms apo telefonatash.
Mikrofon i integruar për të kryer telefonata nëpërmjet kasetofonit. 

Paketimi përmban: 2 kapse për heqjen e kasetofonit, 2 fisha USB, fishë AV (për kamera), fisha RCA (për lidhje subwooferi apo amplifikatori), modul GPS, modul CanBus, Antena.

Instalim i thjeshtë:
Mjetet e nevojshme për instalimin e duhur të kasetofonit: (Kapse për heqjen e kasetofonit; Izolant; Doreza; etj).

  1. Sigurohuni që makina është e fikur.
  2. Vendosni kapset në 4 hapësirat përkatëse për të hequr kasetofonin.
  3. Tërhiqni me kujdes kasetofonin nga foleja. 
  4. Hiqni me kujdes fishat në pjesën e pasme të kasetofonit. 
  5. Vendosni me kujdes në vendin ku ju nevojiten fishat USB. 
  6. Montoni në një hapësirë ku nuk ju pengon, modulin e GPS.
  7. Vendosni të gjitha fishat e nevojshme në vendin e tyre përkatës, në kasetofon. 
  8. Konektoni me kujdes fishën origjinale të makinës me modulin CanBus të kasetofonit.
  9. Lidhni me kujdes fishat AV të kameras së pasme (nëse e keni).
  10. Vendosni fishën fuqizuese të kasetofonit.
  11. Testoni kasetofonin në çdo funksionalitet (ekran, volum, GPS, etj).
  12. Vendosni me kujdes në vendin e tij kasetofonin.

Në rast se ndiheni të pasigurtë, sugjerohet instalimi nga një ekspert, ose konsultimi me një të tillë.