Bluetooth receiver mp3 Mp3 me Bluetooth Makine X6 Buzi Store

Mp3 me Bluetooth Makine X6

SKU:
00002885
600L

Përshkrimi i Produktit

MP3 makine me Bluetooth, x6
Karakteristikat:
  • Mundëson dëgjimin e këngëve tuaja të preferuara direkt nga telefoni në radion e makinës tuaj.
  • Suporton bërjen dhe marrjen e telefonatave me anë të mikrofonit të integruar.
  • Telefoni juaj lidhet automatikisht me MP3 kur pajisja ndizet me anë të teknologjisë Bluetooth 3.0.
  • Mundëson karikimin e pajisjeve tuaja elektronike, me tension maksimal 5V, 1000mA.
  • Specifikimet teknike:  
  • Versioni i Bluetooth 3.0 + EDR Class 2.
  • Frekuencat: 2.402-2.480 GHz.
  • Ndjeshmëria -42dB.
  • Distanca efektive deri në 5 metra.
  • Voltazhi 5V.
  • Karikuesi mundëson tension:
  • Input 12-26V.  
  • Output 5V. 
Përdorimi:
  • Ndizni makinën tuaj.
  • Vendosni MP3 në portën e cigares.
  • Në ekranin e MP3 do tju  shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj. 
  • Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
  • Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
  • Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin Play - Pause.
  • Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
  • Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
  • Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3. 
  • Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
  • Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
  • MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
  • Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.