Fast delivery Cash on delivery

Inflatable Camping Tent (3.2×2.5×2.1m)

Kontakto për stokun 2 sold In Cadra Kampingu

Hapësirë e madhe për rehati maksimale: Kjo tendë kampingu me ajër është projektuar për të akomoduar 4 deri në 6 persona, duke ofruar komoditet për një familje ose grupe miqsh gjatë aktiviteteve të ndryshme në natyrë (në det, mal, etj.).…

Current price 38000 L
Fast delivery in Albania Na shkruani në WhatsApp për gjendjen e stokut
Pyet për stokun
SKU: A4892

  • Tendë kampingu me ajër.
  • Lehtësi montimi dhe përdorimi (fryhet lehtë manualisht).Mund të montohet edhe nga një individ i vetëm.
  • Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal.
  • E përshtatshme për aktivitete të ndryshme në natyrë
  • Hapësirë e bollshme për 4-6 persona.
  • Dimensions: 320cm gjerësi, 250cm gjatësi dhe 210cm lartësi (në qendër). Pjesa e brendshme: 310cm gjerësi, 230cm gjatësi dhe 190cm lartësi (në qendër të tendës)
  • Pajisur me dritare anësore për ajrosje të mirë.
  • Dera dhe dritaret janë të pajisura me rrjetë kundër insekteve (që lejon ajrosje)
  • Strukturë rezistente PVC, copë oxford 300d
  • Tendë e përparme për hapësirë
  • Paketimi përfshin pompë manuale për fryerje, fiksuese dhe çantë transportimi.

Tendë kampingu me ajër (3.2×2.5×2.1m)

Hapësirë e madhe për rehati maksimale: Kjo tendë kampingu me ajër është projektuar për të akomoduar 4 deri në 6 persona, duke ofruar komoditet për një familje ose grupe miqsh gjatë aktiviteteve të ndryshme në natyrë (në det, mal, etj.). Me përmasa të jashtme 320 × 250 × 210cm dhe hapësirë të brendshme 310 × 230 × 190cm, krijon një ambient të bollshëm për pushim dhe organizim të pajisjeve të ndryshme të nevojshme. Tenda e përparme (e pajisur në paketim) shton një hapësirë praktike për relaksim ose vendosjen e sendeve personale. Në hapësirën e përparme mund të vendosni karrige, tavolina apo pajisje të tjera për të mundësuar argëtim dhe relaksim sipas nevojë apo dëshirës.

Materiale rezistente: E ndërtuar me strukturë PVC të qëndrueshme dhe pëlhurë Oxford 300D, kjo tendë ofron rezistencë dhe jetëgjatësi në përdorim. Paketimi përfshin pompë manuale për fryerje, fiksuese për stabilitet më të madh dhe çantë transportimi për ruajtje dhe lëvizje të lehtë. Kombinimi i materialeve cilësore, montimit praktik dhe hapësirës së bollshme e bën këtë tendë një zgjedhje të shkëlqyer për kamping, piknik, udhëtime dhe aventura të ndryshme në natyrë. 

Montim i shpejtë & Ajrosje efikase: Struktura me ajër mundëson fryrje të lehtë manualisht dhe montim të shpejtë, duke qenë e përshtatshme edhe për tu montuar edhe nga vetëm një person i vetëm (për efikasitet dhe lehtësi montimi sugjerohet që të bëhet nga 2 persona). Dritaret anësore sigurojnë qarkullim të mirë të ajrit, ndërsa dera dhe dritaret janë të pajisura me rrjetë kundër insekteve, duke ofruar ventilim natyral pa lejuar hyrjen e insekteve. Kjo e bën tendën ideale për përdorim gjatë verës dhe për qëndrime të gjata në natyrë sa më komod.

SKU
A4892
Weight
0,1 kg

Fast deliveryYour order is delivered quickly to your address. Delivery usually takes 1–3 days, depending on the city.
ReturnsFor any problem with an online order, call us or contact us on social media and we will help you.

Similar products