Inflatable Camping Tent (2.6×2.2×1.6m)
Tendë Kampingu me Ajër: Kjo tendë kampingu është zgjidhja ideale për aktivitete të ndryshme në natyrë, duke ofruar një ambient të rehatshëm për 3 deri në 4 persona të rritur. Me përmasa të jashtme 260cm gjerësi, 210cm gjatësi dhe 175cm…
- Tendë kampingu me ajër.
- E përshtatshme për aktivitete të ndryshme në natyrë
- Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal.
- Hapësirë e bollshme për 3-4 persona.
- Dimensions: 260cm gjerësi, 210cm gjatësi dhe 175cm lartësi (në qendër) 135cm në anësore. Pjesa e brendshme: 230cm gjerësi, 190cm gjatësi dhe 160cm lartësi në mes 120cm në anësoreDera ka përmasa: 120 x 90cm (hapet dhe mbyllet lehtësisht me zinxhir të dyfishtë)
- Lehtësi montimi dhe përdorimi.
- Pjesa e sipërme e tendës e pajisur me qese të tejdukshme për shijim të mbrëmjeve
- Pajisur me dritare anësore për ajrosje të mirë.
- Dera dhe dritaret janë të pajisura me rrjetë kundër insekteve (që lejon ajrosje)
- Strukturë rezistente PVC, copë oxford 300d
- Tendë e përparme për hapësirë
- Paketimi përfshin pompë manuale për fryerje, fiksuese dhe çantë transportimi.
Tendë Kampingu me Ajër (2.6×2.2×1.6m)
Tendë Kampingu me Ajër: Kjo tendë kampingu është zgjidhja ideale për aktivitete të ndryshme në natyrë, duke ofruar një ambient të rehatshëm për 3 deri në 4 persona të rritur. Me përmasa të jashtme 260cm gjerësi, 210cm gjatësi dhe 175cm lartësi në qendër, si dhe hapësirë të brendshme 230 × 190cm me lartësi deri në 160cm, krijon komoditet të mjaftueshëm për pushime në bregdet liqen, kamping ose aventura në ambiente të ndryshme në natyrë. Tenda e përparme shton një hapësirë shtesë praktike për vendosjen e pajisjeve të ndryshme (tavolina karrige) për relaksim të shtuar.
Lehtësi montimi (hapësira ajrosje): Struktura me ajër e tendës mundëson montim të shpejtë dhe përdorim të lehtë, ndërsa pompa manuale e përfshirë në paketim e bën fryrjen praktike pa nevojën e pajisjeve shtesë edhe nga vetëm një person (për efikasitet sugjerohet që të montohet nga dy persona). Dera me përmasa 120 × 90cm hapet dhe mbyllet lehtësisht falë zinxhirit të dyfishtë, ndërsa dritaret anësore sigurojnë ajrosje të mirë. Si dera ashtu edhe dritaret janë të pajisura me rrjetë kundër insekteve, duke lejuar qarkullimin e ajrit dhe njëkohësisht duke mbrojtur ambientin e brendshëm nga insektet e ndryshme.
Material cilësor rezistent: E prodhuar me strukturë rezistente PVC dhe pëlhurë Oxford 300D, kjo tendë ofron qëndrueshmëri dhe rezistencë për përdorim në kushte të ndryshme (në kohë me erë, me diell apo me shi). Pjesa e sipërme e tendës është e pajisur me një qese të tejdukshme që mundëson shijimin e qiellit dhe mbrëmjeve në natyrë. Paketimi përfshin gjithashtu pompë manuale për fryerje, fiksuese për stabilitet më të madh dhe çantë transportimi, duke e bërë tendën të lehtë për tu transportuar, ruajtur dhe përdorur në çdo udhëtim.
- SKU
- A4893
- Weight
- 0,1 kg
- Category
- Camping Tents
