Plak i Vitit te Ri me Kostum te Kuq (16x11x30 cm)
Plak i Viti të Ri: Ky aksesor dekorativ paraqet Plakun e Vitit të Ri të veshur me kostumin e tij tradicional të kuq, me doreza, syze dhe mjekër të gjatë e të bardhë. Në njërën dorë mban një dhuratë, ndërsa në shpinë ka një trastë me degë dekorative dhe boçe pishe. Përmasat e plakut janë 16x11x30 cm.
Përdorimi si aksesor dekorativ: Figura është e përshtatshme për dekorimin e ambienteve të brendshme gjatë festave të fundvitit. Mund të vendoset në tavolinën e zyrës, pranë pemës së Krishtlindjeve ose në hapësira të tjera të shtëpisë. Gjithashtu, mund të përdoret për zbukurimin e dyqaneve dhe vitrinave, sipas hapësirës që dëshironi të dekoroni.
E përshtatshme për dhuratë: Plaku i Vitit të Ri mund të përdoret si aksesor dekorues për shtëpinë ose ambientin e punës, por edhe si dhuratë për familjarët dhe të afërmit gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.