Makine Sportive per Gara & Drift me Telekomande 2.4GHz
Makinë me telekomandë 2.4GHz: Kjo makinë me telekomandë është e përshtatshme për fëmijët mbi 6 vjeç dhe për të rriturit. Ajo ka përmasa 28×12.5×9 cm dhe është e pajisur me ndriçim LED. Makina funksionon me bateri të rikarikueshme 7.4V 500mAh, e cila siguron rreth 20–30 minuta lojë dhe kërkon afërsisht 60 minuta për t’u karikuar.
Telekomanda dhe kontrolli: Telekomanda me frekuencë 2.4GHz përdor 2 bateri AA 1.5V dhe mundëson kontrollin e drejtimit të makinës. Gjithashtu, ofron mundësinë e përzgjedhjes së shpejtësisë së lartë ose të ulët. Në të ndodhen edhe butoni ON/OFF për ndezjen dhe fikjen e makinës, si dhe një buton i veçantë për kontrollin e dritave.
Aksesorët dhe paketimi: Në paketim përfshihen 4 goma për shpejtësi, 4 goma për drift, fisha e karikimit, bateria për makinën dhe një kaçavidë. Gomat mund të ndërrohen shumë lehtë dhe shpejt, sipas mënyrës së përdorimit të makinës gjatë lojës më të.