Makina metalike për fëmijë (1:24)
Dizajn realist: Makina metalike në miniaturë, të realizuara me imitim preçiz në shkallën 1:24, në format kompakt duke ofruar pamjen dhe detajet karakteristike të autoveturave dhe fuoristradave të njohura. Të përshtatshme për fëmijët mbi 6 vjeç dhe për të gjithë të apasionuarit pas makinave. Konstrukti rezistent metalik siguron jetëgjatësi.
Funksione të ndryshme interaktive: Përjetoni më shumë argëtim falë efekteve të ndryshme zanore që imitojnë ndezjen e motorit, lëvizjen, frenimin, alarmin dhe tinguj të tjerë karakteristikë të makinës. Dritat LED në pjesën e përparme dhe të pasme i japin modelit një pamje edhe më autentike, ndërsa dyert, kofanoja dhe bagazhi hapen, duke mundësuar eksplorimin e detajeve të makinës. Funksionimi i daljes audio dhe ndezjes së dritave LED realizohet nëpërmjet 3 baterive të zëvendësueshme.
Different models: Koleksioni përfshin në gjendje momentale disa prej modeleve më të pëlqyera të makinave sportive dhe fuoristradave, si McLaren P1, BMW M4, Mercedes-Benz G-Class dhe Toyota Land Cruiser. Çdo model vjen me përmasa të përshtatura sipas dizajnit të tij: McLaren P1 (21 × 8.5 × 5cm), BMW M4 (21 × 8 × 6cm), Mercedes-Benz G-Class (21.5 × 8.5 × 9cm) dhe Toyota Land Cruiser (21.5 × 8.5 × 8.5cm). Një mundësi e shkëlqyer për të krijuar një koleksion të veçantë me makina miniaturë.
Dhuratë për këdo: Me dizajnin tërheqës, funksionet interaktive dhe detajet realiste, këto makina metalike janë një dhuratë perfekte për fëmijët mbi 6 vjeç dhe për të apasionuar pas makinave. Një lodër që ndërthur argëtimin, kureshtjen dhe pasionin për makinat, duke e bërë çdo model një shtesë të bukur në koleksion.