Hark Dekorues 2.4m me Motive Krishtlindjesh
Hark dekorativ: Ky hark dekorative ka në dizajnin e tij motive për festën e Krishtlindjeve dhe të Vitit te Ri. Harku mban në krye një fjongo me zile, simbol i cili është i Krishtlindjeve. Në krah ka 2 personazhe të ndryshëm, siç janë një Babagjysh dhe një Plak Dëbore.
Materiali dhe funksionimi: Harku dhe personazhet janë të ndërtuara me material pëlhurë poliestër, material i cili është i lehtë, rezistent dhe i fortë. Të gjitha këto funksionojnë me ajër, i cili i mban të fryrë. Brenda kanë të integruar edhe drita, të cilat i shtojnë një pamje edhe me tërheqëse. Me heqjen e pompës, harku dhe personazhet shfryhen.
Dimensions: Harku ka përmasa totale prej 240×210 cm, ndërsa pjesa e brendshme e saj ka përmasa 113×200 cm. Përmasat e plakut të borës janë 145x75x65 cm, ndërsa përmasat e Babagjyshit janë 140x94x50 cm.
Usage: Harku dhe pjesë e tjera përbërëse të saj janë të dizajnuar për t’u përdorur në ambiente të hapur, kryesisht në ambiente të jashtme. Për shkak të përmasave të tyre të mëdha, harku është i përshtatshëm për ambiente në hyrje të dyqaneve, bareve-restoranteve apo në qendra tregtare. Pas përfundimit të festave, mund të shfryhet dhe të magazinohet deri në sezonin tjetër të festave të ardhshme.