Pajisje sigurie Brave inteligjente K8-1 Buzi Store

Brave Inteligjente

SKU:
H908016
8,700L

Përshkrimi i Produktit

Bravë dere inteligjente

Karakteristikat:

  • E pajisur me siguri të shtuar për ju dhe familjarët tuaj.
  • Lehtësisht i montueshëm.
  • Sistemi i sigurisë së derës, fuqizohet nga 4 bateri të zëvendësueshme.
  • Në raste emergjence kur bateritë kanë mbaruar, ju mund ta fuqizoni nga ana e jashtme për ta hapur.
  • Sistemi mundëson deri në 10 përdorues me mënyra të ndryshme hapjeje të derës.
  • Sugjerohet montim nga bravëndreqës, më pas konfigurimi nga ana juaj.

Hapja e derës bëhet:

  1. Me anë të shenjës së gishtit; 
  2. Kodit PIN; (Pini është lehtësisht i vendosshëm nga ana juaj)
  3. Kartës çip; 
  4. Manualisht me çelës. 

Konfigurimi bazik:

  1. Ndizni bravën.
  2. Për tu futur në menunë e pajisjes, në panel duhet të klikoni: * më pas #.
  3. Do tiu kërkohet kodi i cili është 1-6 (Default nga fabrika).
  4. Pasi të vendosni kodin klikoni #.
  5. Sistemi do tju komunikojë opsionet e mundshme.
  6. Opsioni nr.1: Admin.
  7. Klikoni numrin 1, në panel.
  8. Add Administrator (Shtim administratorësh)
  9. Pajisja do tiu komunikojë me zë gatishmërinë për mënyrën e shtimit të administratorit të bravës.
  10. Administratorin mund ta shtoni me anë të shenjës së gishtit, kodit PIN ose me anë të çip-it. 
  11. Pajisja do tiu komunikojë konfirmimin dhe rendin e administratorit të shtuar.
  12. Nëse nuk doni të shtoni më administratorë, klikoni * për tu kthyer pas në menu-në e konfigurimit. 
  13. Administratori ka akses në menunë për ri-konfigurim. (nuk përdoret më kodi 1-6 për akses në menu.) 
  14. Në panel klikoni * më pas #.
  15. Logohuni me anë të mënyrës së identifikimit të administratorit të ri.
  16. Opsioni 2: Shtim përdoruesish.
  17. Në panel klikoni numrin 2.
  18. Përdoruesin mund ta shtoni me anë të shenjës së gishtit, kodit apo çipit.
  19. *Sugjerohet shtim me kod PIN..
  20. Pasi të shtoni përdoruesin me një nga mënyrat e identifikimit, pajisja do tiu komunikojë rendin (P.SH Përdorues 001).

Video