Bravë dere inteligjente - 6613 Buzi Store AL

Brave Dere Inteligjente

SKU:
P028495
11,500L

Përshkrimi i Produktit

Bravë dere inteligjente

Karakteristikat:

  • Mundëson siguri të shtuar për ju dhe familjarët tuaj.
  • Mundëson hapjen e derës me anë të 3 mënyrave: me anë të shenjës së gishtit, çipit të kartës dhe kodit PIN.
  • Lehtësisht e montueshme.
  • Sugjerojmë montim nga bravëndreqës më pas konfigurimi i bravës të bëhet nga vetë ju.
  • Kur kodi futet gabim apo shenja e gishtit nuk njihet nga sistemi, brava lëshon alarm.
  • Sistemi i bravës bllokohet për 90sekonda kur ka 5 tentativa të gabuara për ta hapur.
  • Sistemi i sigurisë së derës, fuqizohet nga 4 bateri të zëvendësueshme.
  • Kur bateritë kanë rënë, brava ka portë fuqizimi micro-USB të jashtme.

Konfigurimi bazik:

  1. Ndizni bravën.
  2. Për tu futur në menunë e pajisjes, në panel duhet të klikoni: * më pas #.
  3. Do tiu kërkohet kodi i cili është 1-6 (Default nga fabrika).
  4. Pasi të vendosni kodin klikoni #.
  5. Sistemi do tju komunikojë opsionet e mundshme.
  6. Opsioni nr.1: Admin.
  7. Klikoni numrin 1, në panel.
  8. Add Administrator (Shtim administratorësh)
  9. Pajisja do tiu komunikojë me zë gatishmërinë për mënyrën e shtimit të administratorit të bravës.
  10. Administratorin mund ta shtoni me anë të shenjës së gishtit, kodit PIN ose me anë të çip-it. 
  11. Pajisja do tiu komunikojë konfirmimin dhe rendin e administratorit të shtuar.
  12. Nëse nuk doni të shtoni më administratorë, klikoni * për tu kthyer pas në menu-në e konfigurimit. 
  13. Administratori ka akses në menunë për ri-konfigurim. (nuk përdoret më kodi 1-6 për akses në menu.) 
  14. Në panel klikoni * më pas #.
  15. Logohuni me anë të mënyrës së identifikimit të administratorit të ri.
  16. Opsioni 2: Shtim përdoruesish.
  17. Në panel klikoni numrin 2. 
  18. Përdoruesin mund ta shtoni me anë të shenjës së gishtit, kodit apo çipit.
  19. *Sugjerohet shtim me kod PIN.
  20. Pasi të shtoni përdoruesin me një nga mënyrat e identifikimit, pajisja do tiu komunikojë rendin (P.SH Përdorues 001).