Pistolet Lodër Uji dhe Xheli – për Fëmijë
Pistoletë lodër me funksione të ndryshme: Kjo pistoletë lodër ofron disa mënyra përdorimi dhe funksione te ndryshme, duke mundësuar hedhjen e ujit, gjuajtjen me gogla xheli dhe krijimin e flluskave. Ajo vjen në tre modele me ngjyra të ndryshme: portokalli, blu dhe jeshile (momentale). Gjithashtu, përfshin drita RGB që aktivizohen gjatë përdorimit, duke i dhënë një pamje të veçantë. Përmasat totale të saj janë 55×30 cm.
Funksionimi dhe bateria: Për gjuajtjen përdoren gogla xheli me diametër 7–8 mm, të cilat duhet të zbuten paraprakisht në ujë. Pistoleta funksionon me bateri të rikarikueshme Li-ion me kapacitet 800 mAh dhe tension 7.4V. Në pjesën e sipërme montohet një shishe e posaçme, e cila shërben për mbajtjen dhe furnizimin e pistoletës me gogla xheli.
Aksesorët dhe përdorimi: Në paketim përfshihen syze mbrojtëse, solucion për krijimin e flluskave, bateria 7.4V, fish karikimi për baterinë dhe një pako me gogla xheli. Kjo lodër është e përshtatshme për fëmijë mbi moshën 14 vjeç.