Makinë Formula One Lodër – me Telekomandë
Makinë garash Formula One: Kjo makinë lodër me telekomandë ka një dizajn standard të makinave të garave Formula One dhe vjen në ngjyrë të kuqe. Ajo është e përshtatshme për fëmijët mbi 6 vjeç që pëlqejnë makinat sportive, garat dhe shpejtësinë. Mund të përdoret edhe nga të rriturit që duan të kalojnë kohë duke luajtur me një makinë garash me telekomandë.
Përmasat dhe funksionet: Makina ka përmasa 22 cm në gjatësi, 10 cm në gjerësi dhe 5 cm në lartësi, duke pasur një strukturë kompakte. Telekomanda mundëson lëvizjet bazë përpara-mbrapa dhe majtas-djathtas. Në pjesën e pasme ka drita të kuqe dhe një buton në telekomandë që aktivizon funksionin e lëshimit të tymit. Për këtë funksion, në paketim përfshihet edhe një rimbushës uji me kapacitet 30 ml.
Fuqizimi dhe përdorimi: Makina dhe telekomanda fuqizohen me bateri të zëvendësueshme. Në total nevojiten 5 bateri: 3 për makinën dhe 2 për telekomandën. Kjo makinë është një lodër që mund t’i mbaj fëmijët tuaj të zënë gjatë kohës së lirë, larg ekranit të telefonit.