Set Llambash LED - Ultra Life - Buzi Store

Set Llambash LED - Ultra Life

SKU:
M320551
2,400Lek

Përshkrimi i Produktit

Set llambash LED - Ultra Life

Karakteristikat:

  • Set llambash LED.
  • Modelet në gjendje: H7, H1 & H11.
  • Ndriçim i fuqishëm LED.
  • Çip LED G-XPx3
  • Fuqia 55W.
  • Ndriçim 8000 Lumen.
  • Voltazh: DC 9-36V.
  • rezistencë ndaj ujit: IP67.
  • Material rezistent: Aliazh Alumini 6063 + bakër i kuq
  • Ftohje aktive me ventilator.
  • Jetëgjatësi: më shumë se 30.000 orë. 

Përshkrim:

Set Llamba LED: Aksesor të përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh. 
Modele të ndryshme në  gjendje: H1, H7 dhe H11.
Dizajn ergonomik, me përmasa të vogla, lehtësisht të instalueshme.
Seti i llambave LED mundëson ndriçim të fuqishëm me ngjyrë të bardhë.

Ndriçim i fuqishëm: Seti i llambave LED mundëson ndriçim të fuqishëm 8000 Lumen. 
Fuqi e ulët 58Watt për llambë. Voltazhi i punës 9-36V. 
Jetëgjatësi më shumë se 30.000 orë pune.

Ftohje aktive: Seti i llambave LED, është i ndërtuar me material rezistent Aliazh Alumini 6063, bakër i kuq, konduktorë. 
Materiali mundëson shpërndarje të njëtrajtshme të nxehtësisë, ventilator i inkorporuar mundëson ftohje aktive.

Instalim i lehtë:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
Disa modele automjetesh mund të nevojitet përdorim adaptori për instalimin e dritave LED.
(H7)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
  • Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas).
  • Montoni fishat fuqizuese.
  • Testoni dritat LED.
  • Vendosni kapakun mbrojtës

(H11)

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
  • Sigurohuni që diodat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas.
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar ventilimin.