Set Llambash LED T26 - Buzi Store

Set Llambash LED T26

SKU:
B198781
3,500L

Përshkrimi i Produktit

Set llambash LED T26.

Karakteristikat:

  • Llambat janë Plug & Play për shumicën e makinave.
  • Disa modele automjetesh kanë nevojë për adaptor montimi.
  • Dritat janë të pajisura me paketë CanBus, nuk shfaqin error në kroskotin e makinës. 
  • Ftohje me anë të ventilatorit të inkorporuar. 
  • Trup me material rezistent Aliazh Alumini.
  • Dritat mundësojnë ndriçim të fuqishëm LED 6000lumen.
  • Dritë e bardhe 6000K. 
  • Fuqia 100Wat. 
  • Voltazhi DC 10-24V.
  • Modelet në gjendje: H3, H7 dhe 9006. 

Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës, ndryshon dhe instalimi i llambave.
Disa modele automjetesh mund të nevojitet përdorim adaptori për instalimin e dritave LED.

(H7)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
  • Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara  majtas-djathtas).
  • Montoni fishat fuqizuese.
  • Testoni dritat LED.
  • Vendosni kapakun mbrojtës

(9006)

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
  • Sigurohuni që diodat LED të jenë të orierientuara majtas-djathtas.
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar ventilimin.