Set Llambash LED S21 - Buzi Store

Set Llambash LED S21

SKU:
J634066
3,500L

Përshkrimi i Produktit

Set llambash LED S21

Karakteristikat:

  • Model H7 & H11.
  • Fuqi e madhe ndriçimi. 
  • LED i bardhë, 6000K. 
  • Llambat janë të pajisura me paketë CanBus, nuk shfaq error në kroskot. 
  • Lehtësisht të montueshme. 
  • Fuqia 100Watt. 
  • Voltazhi 9-24V. 
  • Jetëgjatësi më shumë se 30000 orë pune.
  • Ftohje me ventilator.
  • Trup aliazh alumini.

Instalimi

  • Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
  • (H7)Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës.
  • Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara  majtas-djathtas, Sipas pozicionimit të akrepave të orës 09:00 & 03:00)
  • Montoni fishat fuqizuese. 

Disa modele automjetesh mund të kenë nevojë për adaptor montimi.

(H11)

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
  • Sigurohuni që çipat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas (9:00 dhe 3:00).
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat (ndizini).
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar sasinë e ajrit për ventilim.