Set Llambash LED 135W - Buzi Store

Set Llambash LED 135W

SKU:
G100617
4,000L

Përshkrimi i Produktit

Set llambash LED 135W. 

Karakteristikat

  • Set dritash, të përshtatshme për modele të ndryshme automjetesh. 
  • Instalim i thjeshtë, Plug & Play për shumicën e makinave. 
  • Modelet në gjendje: H7, 9005, 9006 dhe H11. 
  • Llambat LED mundësojnë ndriçim të fuqishëm LED me ngjyrë të bardhë. 
  • Fuqia: 135Watt. 
  • Drita: 6000K. 
  • Voltazhi: 10-24V. 
  • Ndriçimi i ofruar është thuajse 200% më shumë se llamba halogjene. 
  • Për disa lloje automjetesh, mund të ju nevojitet adaptor montimi. 

Instalimi

  • Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
  • (H7)Sigurohuni që makina të jetë e fikur. 
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave. 
  • Hiqni fuqizuesin e llambës. 
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene. 
  • Hiqni kapsen nga llamba LED. 
  • Montoni kapsen në vendin e llambës. 
  • Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in. 
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas. 
  • Montoni fishat fuqizuese. 
  • Testoni dritat. 
  • Vendosni kapakun mbrojtës. 
    Disa modele automjetesh mund të kenë nevojë për adaptor montimi. 

(H11 - 9005 - 9006)

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
  • Sigurohuni që çipat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas (9:00 dhe 3:00).
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat (ndizini).
  • Vendosni kapakun mbrojtës.
    Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar sasinë e ajrit për ventilim.