Llamba 12v set llamba led stark luxx series 1.0 Buzi Store

Set Llamba LED per Makine Stark Luxx

SKU:
W221000588
2,000L

Përshkrimi i Produktit

Set llamba LED për makinë Star Luxx

Karakteristikat:

  • Modelet: H13-9008, H11, HB5-9007, HB4-9006 
  • Fuqia: 36W (për llambë).
  • Fuqia e ndriçimit: 3000 Lumen.  
  • Ngjyra e dritës e bardhë, 6000K.
  • Voltazh: DC 12V.
  • 3 Dioda LED COB.
  • Lehtësisht të instalueshme.
  • Të përshtatshme për modele të ndryshme makinash.

Përshkrim:

Set Llambash LED:  Aksesor ndriçimi për makina  të ndryshme. Lehtësisht të montueshme. Modelet në gjendje janë të përshtatshme për drita të gjata, drita të shkurtra dhe drita mjergulle. Modeli H11 & HB4, janë të  përshtatshme për drita të shkurtra dhe drita mjergulle. Ndërsa modelet H13 & 9007, mundësojnë drita  të gjata dhe të shkurtra në një llambë. 

Ndriçim i fuqishëm: Dritat LED janë të ndërtuara me material rezistent, me 3 dioda LED COB. Fuqia e secilës llambë është 36 Watt, me fuqi drite 3000 Lumen në ngjyrë  të bardhë. Secila llambë është e pajisur me modul CanBus i cili mundëson punimin normal të llambave pa ndikuar në sistemin elektronik të makinës tuaj.

Instalim i thjeshtë: Llambat LED janë lehtësisht të instalueshme , për shumicën  e automjeteve, plug & play. 

Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(9006-HB4 & H11)

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
  • Sigurohuni që diodat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas.
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për mundësi të shtuar ventilimi.
Në rast se ndiheni të pa sigurtë apo keni vështirësi në instalim, sugjerohet të shkoni në një teknik për të mundësuar instalimin e saktë.

Video